NATO dislokon trupa përgjatë kufirit rus nën maskën e stërvitjeve

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, gjeneral kolonel, Aleksandër Fomin ka shprehur shqetësim për atë që ai e ka përshkruar si një dislokim ushtarak i NATO-s përgjatë kufirit rus nën mbulesën e stërvitjeve ushtarake.

“Vendet anëtare të NATO-s po përgatiten, me trupa, automjete të rënda dhe të blinduara që grumbullohen në vendet baltike, Poloni dhe vende të tjera nën maskën e stërvitjeve”, tha Fomin, duke folur para gazetarëve. Zëvendësministri i mbrojtjes i Rusisë më tej u ankua se disa nga vendet që aktualisht po ndërtojnë prezencën ushtarake të NATO-s  kundër Rusisë e bëjnë këtë, ndërsa janë historikisht të lidhur me Rusinë. “Ne kemi humbur mbi 600,000 jetë për Poloninë. Tani Polonia është mbështetësi kryesor i planeve të NATO-s dhe është gati të hapë një bazë dhe tre qendra komanduese në tokën e saj”, tha Fomin, duke iu referuar viktimave sovjetike të Luftës së Dytë Botërore në Poloni. Janarin e kaluar, 3.500 trupa amerikane hynë në Poloni, si pjesë e operacionit të drejtuar nga shtetet e NATO-s, për të “penguar agresionin rus”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne