NATO propagandohet me fëmijët e gjimnazeve në Durrës

Përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Atasheu Amerikan i Mbrojtjes, Atasheu Polak i Mbrojtjes dhe Oficeri i Shtabit Koordinator në Kabinetin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm vizituan shkollën “Gjergj Kastrioti” në Durrës, ku morën pjesë në një bashkëbisedim për NATO-n dhe rolin e saj me nxënës të pesë gjimnazeve publike dhe jo publike të qytetit të Durrësit.

Zyrtarët folën për rolin e shteteve anëtare të NATO-s dhe rolin që ka Shqipëria në këtë aleancë. Takimi vazhdoi me pyetje që nxënësit i drejtuan përfaqësuesve për NATO-n dhe eksperiencën e tyre në këtë profesion.

Gjatë takimit pati një minikonkurs me pyetje për historikun e NATO-s dhe anëtarësimin e Shqipërisë në të. Nxënësit u ndanë në grupe pune dhe shkolla “Gjergj Kastrioti” ishte fituesja me pikët më të larta.

Të gjithë pjesëmarrësit u ndanë me përshtypjet më të mira nga ky takim./portali DurresLajm/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne