NATO zhvillon manovra në Detin e Zi

Mbi 700 trupa rumune, amerikane dhe britanike do të zhvillojnë manovra të përbashkëta ushtarake gjatë tri ditëve në vazhdim, në ujërat territoriale rumune të Detit të Zi.

Sipas një komunikate për media, lëshuar nga Forcat Detare Rumune, fregatat ”Mbreti Ferdinand” , ”Lejtënanti Dimitrie Nicolescu” dhe anija minakërkuese ”Lupu Dinescu”, së bashku me destrojerin amerikan ”Oscar Austin” do të performojnë procedura të luftimeve kundër nëndetëseve si edhe kundër kërcënimeve në sipërfaqe. Manovra ushtarake ajrore janë gjithashtu në agjendë, ndërkohë që ”armiku” do të simulohet nga dy avionë rumunë, tip MiG21 dhe dy avionë amerikanë tip ”Typhoon”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne