Namazi i së premtes dhe një tubim në Mynih për të rritur ndërgjegjësimin për mungesën e xhamive në qendër të qytetit u anullua disa orë para fillimit “për arsye sigurie”, pasi grupet e ekstremit të djathtë dyshohet se premtuan të paraqiten në këtë ngjarje.

Anullimi i menjëhershëm u njoftua nga organizatori i tubimit, Massi Popal në një postim në Facebook, i cili përmendi “shkaqe sigurie”, pasi dhuna e mundshme e së djathtës mund të paraqiste kërcënim për “jetën dhe gjymtyrët e muslimanëve që falen”, dhe të të tjerëve që vendosën të marrin pjesë.

Popal nuk fajësoi ndonjë grup të ekstremit të djathtë në veçanti.

“Disa orë më parë u bë e qartë se krahas qindra njerëzve që do të marrin pjesë dhe mbështetjes së gjerë të muslimanëve, banorëve të Mynihut dhe medias, grupet e krahut të djathtë janë thirrur gjithashtu për veprim”, shkruan Popal. Rreth 200 vetë pritej të merrnin pjesë në këtë ngjarje, sipas mediave gjermane.

Ndërsa postimi daton që nga 12 prilli, ngjarja pritej të mbahej të premten, sipas medias lokale. Në vend të një tubimi publik në sheshin kryesor të Marienplatzit, Popali njoftoi një lutje në një vend “të denjë dhe të sigurt”, të siguruar nga një kishë lokale.

As policia, as autoritetet lokale nuk kishin ndonjë informacion në lidhje me protestën e pretenduar që do të organizohej nga “grupet e ekstremit të djathtë”, sipas Die Welt, duke cituar autoritetet lokale dhe policinë.

Më herët këtë javë, vendi i fundit i përkohshëm i lutjeve (i drejtuar nga Forumi i Mynihut për Islamin) në qendër të qytetit u mbyll, pasi nuk mund të përballonte më rritjen e numrit të njerëzve që dëshironin të luteshin në të, tha gazeta.

Ndërsa salla e lutjes ishte e aftë për të strehuar 120 njerëz, rreth 400 muslimanë ishin mbledhur para ndërtesës. Situata rezultoi në një numër të adhuruesve të detyruar të luteshin jashtë në një parking, njoftoi Die Welt, duke cituar dëshmitarë okularë.

Disa xhami u mbyllën më herët në Mynih, duke e përkeqësuar situatën e mungesës së hapësirës për t’u lutur. / © Gazeta Impakt

34