NBC sonte do ta trondisë Shqipërinë me një rrëfim dramatik

Në Shqipëri është folur gjithmonë për strehimin e një organizate iraniane të quajtur MEK, grup që njihet si muxhahedinët iranianë. Por për herë të parë, në disa pamje ekskluzive të kampit të strehimit të tyre në Shqipëri, NBC zbulon se në fakt bëhet fjalë për një bazë gjigande e stilit ushtarak.

Gazetari investigativ Richard Engel në shkrimin e tij, thotë se kohët e fundit, për grupin MEK me një histori terrorizmi, janë paguar me mijëra para në drejtim të ish-ambasadorit të Kombeve të Bashkuara John Boltonit dhe Rudy Giulianit, politikan amerikan, ish-kryebashkiak i New Yorkut, në mënyrë që të flasin në mbrojtje për këtë lëvizje. Investigimi i plotë do të transdmetohet ekskluzivisht sonte në MSNBC (e NBC).

Tashmë John Bolton që gazetari përmend në shkrim, është një ndër këshilltarët më të afërt të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për sigurinë kombëtare.

John Bolton është edhe një ndër personat që kur erdhi në Shqipëri në një vizitë në vitin 2017, kërkoi rrëzimin e regjimit iranian dhe ardhjen në pushtet të muxhahedinëve.

John Bolton ne Tirane vitin e shkuar u thotë Muxhahedineve se para vitit 2019 “ne do te festojmë në Teheran” duke shprehur keshtu gjykimin e tij se ne pushtet duhet te vije MEK.

Kujtojmë gjithashtu që presidenti Trump javët e fundit ka rrëzuar marrëveshjen që u arrit mes Iranit, SHBA-së dhe shteteve të tjera perëndimore për bllokimin e zhvillimit të armëve bërthamore nga ana e Iranit.

Pjesë nga shkrimi investigativ i Richard Engel

“Nëse sheh perimetrin duket si një kamp modest, por kur e sheh nga ajri i ngjan një kompleksi gjigand i stilit ushtarak. Kush po paguan për të gjitha këto shpenzime!? 

Një ish-pjesëtar i Muxhahedinëve që jeton në Tiranë, Saadalah Saafi, thotë se paratë për MEK vijnë nga shtete të pasura Arabe që janë kundër Iranit. 

Muxhahedinët u larguan nga Lindja e Mesme falë një pakti me Shtetet e Bashkuara. Ata thonë se duan të drejtojnë Iranin demokratik pas ndryshimit të regjimit. 

Por ish-pjesëtari Saafi shprehet se grupi në fjalë është i rrezikshëm dhe është një kult i dhunshëm i cili abuzon me vetë pjesëtarët e tij. 

“Unë personalisht janë torturuar fizikisht dhe jam abuzuar mendërisht prej tyre. Një mik i imi u torturua e më pas u vra prej tyre. Nëse ata i bëjnë kësisoj gjërash vetë ndjekësve të tyre, me siguri ata do t’i tradhtojnë iranianët kur të vijnë në pushtet. 

Do të jetë një fatkeqësi absolute dhe jam i bindur se edhe amerikanët do të pendohen për të!” përfundon rrëfimi i ish pjesëtarit të MEK. 

Pra kush janë muxhahedinët dhe kush nga rrethi i ngushtë i Presidentit Donald Trump i do ata në pushtet?! – pyet gazetari.

Historiku i strehimit të muxhahedinëve në Shqipëri

Organizata e muxhahedinëve (MEK) konsiderohej deri para pak vitesh një organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore, si Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian, respektivisht deri më 2008 dhe 2009, përfshirë edhe vetë SHBA-të deri në vitin 2012.

Kjo lëvizje u krijua në fillim të viteve 60 si lëvizje kundërshtare e regjimit të Shahut të Iranit, ndërsa tani vepron në emigrim. Vendosja e muxhahedinëve në Shqipëri daton në vitin 2012, kur qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Sali Berisha pranoi kërkesën e qeverisë amerikane për të pritur rreth 210 muxhahedinë të MEK-ut. Qeveria amerikane duhej t’i shpërngulte nga baza e tyre ushtarake në Irak, pas tërheqjes nga ky vend. Më tej, në 2014-ën, qeveria me kryeministër Edi Ramën, pranoi strehimin e qindra muxhahedinëve të tjerë, të cilët kanë mbërritur në vazhdimësi që atëherë në grupe të ndryshme.

Në shkurt 2016 në Shqipëri mbërritën të gjithë muxhahedinët e mbetur nga kampi i tyre në Irak, duke e çuar numrin total të muxhahedinëve të strehuar deri tani në Shqipëri në disa mijëra. Ky numër përbën shumicën e të gjithë muxhahedinëve të MEK-ut të strehuar në vende të ndryshme me ndërmjetësimin e SHBA-së.

Çfarë është MEK

MEK ishte ndër nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të Revolucionit Iranian të vitit 1979, i cili rrëzoi regjimin e Shahut. Pas revolucionit, sistemi i udhëhequr nga Ajatullah Khoemini hasi kundërshtinë e ashpër të MEK-ut. Si pasojë, organizata terroriste MEK filloi një luftë të ashpër terroriste kundër Iranit duke vrarë mijera qytetarë iranianë. Pas këtyre veprimeve të dhunshme drejtuesit e saj dhe mijëra anëtarë u larguan ne Irak.

Shumica e tyre u mirëpritën në Irak nga Sadam Huseini, i cili i ofroi organizatës një territor pranë kufirit me Iranin. MEK-u e shndërroi territorin në një qendër me infrastukturë ushtarake që u njoh si kampi Ashraf.

Në Ashraf, MEK iu përkushtua përgatitjes ushtarake të anëtarëve të saj duke u shndërruar në grupin më të madh dhe më të fuqishëm terrorist kundër regjimit iranian. Për më shumë se dy dekada, MEK zhvilloi një veprimtari intensive terroriste për rrëzimin e qeverisë iraniane. MEK, njëkohësisht bashkëpunoi ngushtë me regjimin e Sadam Huseinit, si gjatë luftës Irak-Iran, ashtu edhe pas saj.

Për shkak të aktivitetit të saj, MEK ka qenë e njohur zyrtarisht si organizatë terroriste nga shumë qeveri perëndimore, përfshi edhe atë të SHBA-së.

Gjatë operacionit ushtarak për rrëzimin e Sadam Huseinit, forcat e koalicionit bombarduan edhe kampin Ashraf të cilin e konsideronin bazë terroriste.

Mbas pushtimit të Irakut, forcat amerikane dhe muxhahedinët negociuan që  muxhahedinët të dorëzonin armët. Si rezultat, rreth 3 mijë muxhahedinëve të Ashrafit iu dha statusi i civilëve të mbrojtur nën Konventën e Gjenevës dhe ushtria amerikane mori përsipër sigurinë e kampit Ashraf.

Në vitin 2009, ushtria amerikane ia kaloi kontrollin e Ashrafit qeverisë irakiane. Forcat irakiane ndërhynë në kampin Ashraf me qëllim vendosjen e kontrollit irakien në zonë, pasi muxhahedinet konsideroheshin aleatë të Sadamit. Veprimet hasën në një rezistencë të armatosur nga muxhahedinët. Konfliktet çuan në dhunë të armatosur që shkaktoi dhjetra viktima mes muxhahedinëve.

Qeveria amerikane i mori në mbrojtje muxhahedinët e MEK-ut duke i strehuar në Kampin Liberty të ushtrisë amerikanë në Baghdad.

Bashkë me tërheqjen e amerikanëve nga Iraku lindi nevoja e gjetjes së një zgjidhje të problemit të muxhahedinëve. Për këtë arsye, në vitin 2012, qeveria amerikane e hoqi organizatën nga lista e organizatave terroriste, dhe filloi të kërkonte mundësi për sistemimin e tyre në vende të ndryshme të botës.

Foto te kampit dhe deshmitarit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne