“Muslimanët në Nigeri nuk mund të mbledhin supet dhe të shohin të drejtat e tyre teksa shkelen në mënyrë të pahijshme nga disa servilë të përkëdhelur dhe pa autoritetin e duhur duke u gjendur në disa pozita zyrtare”, thuhet në deklaratë.

Përjashtimi i vajzave muslimane nga shkollat për arsye të mbajtjes së shamisë shkakton një fanatizëm të papranueshëm dhe një shkelje të kushtetutës, tha të shtunën organi më i lartë musliman i Nigerisë. Reagimi i fortë erdhi vetëm një ditë pasi nëntë nxënëseve ju tha që të largoheshin nga një shkollë në jug-perëndim të shtetit Oyo.

Të nëntë adoleshentet myslimanë u ndaluan të premten që të hynin në kompleksin e shkollës Ibadan (ISI) vetëm sepse ato mbanin shami. Ngjarja ndodhi një javë pasi qeveria në Lagosin jugperëndimor zyrtarisht kishte miratuar mbajtjen e shamisë për vajzat muslimane. Vendimi i qeverisë erdhi dy vjet pas vendimit të ndalimit të shamisë i cili u rrëzua në apel.

Në një deklaratë të shtunën, Këshilli i Lartë i Nigerisë për Çështjet Islame (NSCIA) tha se veprimi i shkollës, që gjendet afër ambienteve të Universitetit kryesor të Ibadanit, përbënte një diskriminim zyrtar kundër muslimanëve dhe kërcënoi se do ti padisë shkelësit.

“Mohimi i të drejtës së përdorimit të hixhabit për vajzat muslimane është vetëm një hallkë e një zinxhiri të gjatë të diskriminimit të institucionalizuar fetar kundër muslimaneve nëpër shkolla, të cilat zakonisht duhet të jenë një qendër e përsosmërisë ku respektohet dituria, ndershmëria, përsosmëria dhe karakteri,” tha në një deklaratë zëdhënësi i NSCIA-s Salihu Shehu.

“Ne e dënojmë me forcë drejtimin e shkollës ISI dhe paralajmërojmë drejtoreshën se ajo do të jetë përgjegjëse për çfarëdo lloj moskopetence ligjore administrative dhe intolerance fetare që precipitojnë këto çështje.

“Muslimanët në Nigeri nuk mund të mbledhin supet dhe të shohin të drejtat e tyre teksa shkelen në mënyrë të pahijshme nga disa servilë të përkëdhelur dhe pa autoritetin e duhur duke u gjendur në disa pozita zyrtare”, thuhet në deklaratë.

Shamitë janë bërë gjithnjë një simbol i refuzimit të trashëgimisë koloniale britanike në jetën publike nigeriane.

Në vitin 2017, një vajze e diplomuar në drejtesi u ndalua të merrte pjesë në një rast gjyqësor në kryeqytetin Abuja për shkak të mbajtjes së shamisë, duke nxitur kështu një zemërim të madh tek komuniteti musliman dhe një debat mbi statusin e diskutueshëm laik të vendit.

Barrister Firdaus Amasa më vonë e lejoi vajzen me shami që të merte pjesë në ceshtjen gjyqësore pasi vendimi i këshillit të vendit për ndalimin e shamisë në shkolla u rrëzua. Në një vendim të vitit 2016, një gjykatë tha se mbajtja e shamisë kualifikohet si një e drejtë e njeriut sipas Kushtetutës së vendit./dailysabah/Gazeta Impakt

21