nga John Wight.

Hezbollahu ka fituar një reputacion të veçantë për fuqinë ushtarake në fushën e betejës dhe ngritjen politike të tij. Nuk është çudi që ‘ata’ duan ta ndalojnë atë ligjerisht.

Sipas vleresimeve shihet se sa herë që një organizatë ushtarake ose politike ndalohet në Perëndim, kërkohet një vështrim më i matur dhe më i ngushtë; kjo në bazë të asaj pasi në shumicën e rasteve (edhe pse jo në të gjitha) atë që ‘ata’ e konsiderojnë të denjë për t’u dënuar dhe ndaluar, në të vërtetë është e denjë për mbështetje.

Merrni për shembull Hezbollahun dhe vendimin e qeverisë britanike për të kriminalizuar krahun politik të grupit shija. Më parë vetëm krahët ushtarakë të grupit kane qenë të ndaluar në Britani të Madhe. A ka ngelur dikush që beson seriozisht se kjo nuk përbën një servilizëm të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Uashingtonit?

Në atë që qëndron si monument ndaj oportunizmit, administrata Trump e ka vendosur vazhdimisht Hezbollahun në të njëjtën kuti terrorizmi sikurse Shtetin Islamik (ISIS) dhe Al-Kaidën, duke e ditur se rezistenca libaneze dhe lëvizja kombëtare çlirimtare kanë bërë po aq sa ata, në mos më shumë, në mposhtjen e ISIS-it dhe Al-Kaidës në Siri.

Christopher Phillips, autori i “Beteja për Sirinë”, shkruan: “Duke pasur parasysh reputacionin e Hezbollahut si forca ushtarake më mbresëlënëse në botën arabe, përfshirja e grupit në konflikt i rrëmbeu rebelëve moralin dhe e përforcoi regjimin. Duke i ofruar Asadit eksperiencat që i mungonin, të tilla si këmbësoria e lehtë dhe eksperienca në luftën urbane, trajnimet apo drejtimi i taktikave ushtarake, Hezbollahu u bë që nga 2013 një komponent vital i forcave të Asadit dhe e formësoi konfliktin në një masë të madhe.

Masa për ndalimin e krahut politik të Hezbollahut në Britani të Madhe kombinohet me demonizimin e vazhdueshëm të organizatës në Uashington si pjesë e kryqëzatës në vazhdim të neokonservatorëve kundër Iranit. Ajo është një kryqëzatë që dëshmon qëndrimin e vendosur të rezolutës monstër ndaj shijave që po bëjnë rezistencë dhe po kundërshtojnë dominimin amerikan dhe përkrahësit e tij në rajon, Izraelin dhe Arabine Saudite. Ai që njihet si aleati i Iranit dhe Sirisë ose boshti i rezistencës në rajon është Hezbollahu në Libanin jugor, ku gëzon mbështetje dhe besnikëri të madhe. Vlen të kujtohet se Hezbollahu është gjithashtu një forcë elektorale në Liban që luan një rol të plotë dhe transparent në politikën e vendit. Në të vërtetë legjitimiteti i grupit në Liban nuk vihet në dyshim, por është i pasqyruar dhe miratuar nga presidenti i krishterë i vendit Michel Aoun.

Një kuptim më i saktë ndaj Hezbollahut kërkon një analizë më të thellë të rrënjëve të organizatës që filloi si fëmijë në kundërpërgjigje të agresionit ushtarak izraelit gjatë aksioneve ushtarake dhe ndërhyrjeve të përsëritura të forcave të mbrojtjes izraelite (IDF) në Liban në fund të viteve 70.

Korrespondenti veteran i Lindjes së Mesme, David Hirst, në shkrimin e tij ‘Kujdes nga shtetet e vogla’, përshkruan faktorët përgjegjës për lindjen e grupit në mesin e viteve 80. Ai zbulon se Izraeli me pushtimin e tij të Libanit jugor ushqeu provokim, zemërim, trazira ose siç kanë thënë miqtë e Izraelit, neokonservatorët, “kaos konstruktiv” nga i cili dalin rregullat e reja.

Si konfirmim ndaj analizës së Hirst-it janë eedhe fjalët e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallahut, të cilat i citon Hirsti: “Sikur armiku [Izraeli] të mos e kishte ndërmarrë këtë hap, unë nuk e di nëse do të kishte lindur diçka që do quhej Hezbullah.

Themelimi i Hezbollahut si rezistencë ndaj një shteti aparteidist mbart një krahasim historik me Kongresin Kombëtar Afrikan (ANC) në Afrikën e Jugut. Etiketimi i ANC-së nga ana e kryeministres britanike Margaret Thatcher si organizatë terroriste në vitet 80 nuk është ndonjë befasi, duke pasur parasysh traditën e gjatë të establishmenitit britanik të qëndrimit në anën e shtypësit kundër të shtypurve.

Hezbollahu është përgjigja e Lindjes së Mesme ndaj ANC-së; sikurse homologu i tij afrikan që lindi nga aparteidi dhe agresioni ushtarak.

Reputacioni i frikshëm ushtarak i grupit u ngrit në një status të përafërt me atë legjendar gjatë konfliktit të tij të shkurtër kundër forcave izraelite në vitin 2006. Hezbollahu perceptohet gjerësisht se ka dalë fitimtar ndaj kundërshtarit të tij IDF-së.

Ish zyrtari i MI6, Alastair Crooke, në një analizë gjithëpërfshirëse të konfliktit, tregon: “Luftëtarët e Hezbollahut u treguan të përkushtuar dhe të disiplinuar. Duke përdorur asetet e inteligjencës për të identifikuar depërtimet e këmbësorisë izraelite, ata dëshmuan se ishin të barabartë me njësitë luftarake më të mira të Izraelit. Në disa raste, njësitë izraelite u mposhtën në fushën e betejës dhe u detyruam të tërhiqeshin papritur ose ashtu në atë situatë u detyruan të mbështeteshin tek mbulimi ajror për të evituar humbjen e sigurt.”

Fitorja e Hezbollahut mbi IDF-në në vitin 2006 pasqyron fitoren e forcave kubane kundër forcave të aparteidit të bardhë të Afrikës së Jugut në Betejën e Cuito Cuanavales në Angolë midis 1987-88.

Nelson Mandela, simboli legjendar dhe vigan i luftës kundër aparteidit në Afrikën e Jugut, e përshkroi rezultatin në Cuito Cuanavale si “një pikë kthese historike në luftën për çlirimin total të rajonit nga agresioni dhe sundimi racist.”

Megjithatë nuk duhet pohuar shumë shpejt se fitorja e Hezbollahut ndaj forcave të aparteidit të Izraelit në vitin 2006 shënoi një pikë kthese të ngjashme historike. Mund të thuhet se ai arriti të demoralizojë ushtrinë dhe institucionet politike izraelite, të cilat deri atëherë vepronin në rajon si me qenë të pamposhtura, duke pasur gjithashtu edhe mështetjen e aleancës së ngushtë me Uashingtonin, Britaninë dhe shtetet e tjera perëndimore.

Crooke thotë se “humbja ushtarake që Hezbollahu i bëri Izraelit në vitin 2006 ishte vendimtare, ndërsa disfata politike e Shteteve të Bashkuara, e cila pa dyshim u bashkua me Izraelin gjatë konfliktit dhe nuk pranoi t’i jepte fund atij, ishte katastrofike dhe pati një ndikim të fortë të prestigjit të SHBA-së në rajon.”

Terrorist për dikë dhe një luftëtar i lirisë për dikë tjetër, shkon saktë me realitetin dhe përshtatet mirë kur bëhet fjala për qëndrimin ndaj Hezbollahut.

Organizuar në bazë të mos ndasive sektare, organizata ka qenë në ballë të rezistencës kundër Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera selefisto-xhihadiste në rajon. Ajo gëzon një reputacion të lartë si një forcë pozitive në vetë Libanin për përkushtimin e saj për të mbështetur sovranitetin dhe dinjitetin, duke e mbrojtur atë nga agresioni ushtarak izraelit.

Duke marrë parasysh të gjithë këta faktorë dhe krahasimin me rolin regresiv të Britanisë në rajon, ndalimi i Hezbollahut në Mbretërinë e Bashkuar duhet të llogaritet si një medalje e nderit./rt/Gazeta Impakt

25