Ankthi dhe depresioni janë kthyer në një shqetësim për pjesën më të madhe të vendeve. Ato ndikojnë mjaft në cilësinë e jetës, në financa dhe ekonomi.
Stresi mendor, shqetësimi mbi gjithçka janë faktor kontribues në shëndeti e dobët mendor.

Trajtimi i të menduarit dhe ciklit të mendimit negativ nuk e kuron sëmundjen mendore, por e ndihmon cilindo që të jetojë një jetë me më pak stres.

Ekspertët thonë se në përgjithësi përjetohen dy modele të mendimit shkatërrues: jetesa negative në të shkuarën, dhe qënia pesimist dhe fatalist për të ardhmen, shkruan Top Channel, transmeton lajmi.net.

Thyerja e këtyre zakoneve kërkon shumë punë dhe dedikim në një periudhë të qëndrueshme kohore. Madje disa ekspertë thonë se duhen 21 ditë për të formuar një zakon të ri. Por kur vjen puna tek procesi i mendimit është edhe më e vështirë “të trajnosh trurin”. Kërkon praktike, dhe duke u fokusuar tek mënyra e mendimit të shëndetshëm bëhet më e lehtë me kalimin e kohës.

Ekspertët japin 6 këshilla për të shmangun mendimi për gjithçka:

1. Njihuni me mendimet tuaja

2. Bëhuni produktiv

3. Sfido mendimet e tua

4. Reflektoni çdo ditë

5. Vëmendja është çelësi

6. Ndrysho atë që po bën.

21