Ndenjën në shi gjatë natës para Kryeministrisë, studentët: Qytetarët na sollën ushqim e batanije për t’u mbuluar

Të shumtë kanë qenë studentët të cilët kanë kaluar natën në shi para Kryeministrisë.

Ata janë shprehur se kanë qenë të shumtë qytetarët, të cilët u kanë dërguar ushqim e batanije për të ndenjur ngrohtë.

“Qytetarët na kanë sjellë shumë ushqime si (petulla, mjaltë, sanduiç) dhe batanie për të ndenjur ngrohtë”, shprehen ata.

Edhe sot në ditën e dhjetë të protestës studentët janë mbledhur para kryeministrisë dhe kërkojnë plotësimin e kushteve të tyre. Ndonëse kushtet e motit nuk janë dhe aq të favorshme ata shprehen se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne