Ndërhyrja ushtarake e SHBA-së në Iran: 2018 apo 2026?

Bazuar në burime anonime, televizioni ABC i Australisë, pohoi se sulmet e SHBA-së ndaj objektivave bërthamore në Iran janë të pashmangshme dhe se ato mund të zhvillohen në muajin gusht. Kryeministri australian Malcolm Turnbull, nga ana tjetër, mohoi këto pretendime dhe kërkoi që të mos i’u besohet deklaratave të televizionit ABC.

Revista The National Interest me bazë në SHBA, shkroi skenarin e ndërhyrjes ushtarake në Iran nën emrin e kodit ‘Iranian Freedom’. Sipas revistës, kjo ndërhyrje duhet të bëhet në vitin 2026. Në mesin e atyre të cilët shkuan skenarin, bëjnë pjesë zyrtarë të inteligjencës dhe ushtrisë së SHBA-së.

Sipas këtij skenari:

– Arsyeja e operacionit ushtarak do të jetë zhvillimi në mënyrë aktive i armëve bërthamore të Iranit. SHBA-ja, në vitin 2026, do të ketë dëshmi të pakundërshtueshme që Irani ka pasuruar uraniumin për armët bërthamore.

– Operacioni ushtarak i SHBA-së kundër Iranit do të fillojë me sulmin e forcave tokësore në Irak, të cilat me përpjekjet e SHBA-së, do të ndahen në disa shtete deri në vitin 2021, e jo me sulmet nga anijet luftarake në Gjirin Persik. Sipas mendimit të atyre që kanë shkruar skenarin, ndarja e tokave irakiane do të ketë pasoja serioze për ekuilibrin e pushtetit në rajon. SHBA-ja do të vendoset në rajonet Felucce dhe Ramadi.

Në një deklaratë për Sputnik, eksperti iranian i Lindjes së Mesme, ish-diplomati Sayid Hadi Afgahi, në dritën e zhvillimeve në rajon, vlerësoi se sa realist mund të jetë skenari i paraqitur dhe se sa ka gjasa për ndarjen e Irakut dhe përdorjen e tij si një platformë për sulmin e mundshëm ndaj Iranit:

‘KUSHTET NË RAJON NUK JANË TË PËRSHTATSHME’

– Së pari, ky skenar i ndërhyrjes ushtarake është vetëm një fantazi e autorëve të cilët nuk mund të kenë dëshmi rajonale. Së dyti, kushtet në rajon për realizimin e një skenari të tillë ende nuk janë të përshtatshme. Për më tepër, as vendet e SHBA-së, as ato evropiane, nuk mendojnë se nëse e sulmojnë Iranin sot, do t’a marrin nën kontroll, t’a shtypin, apo t’a “zëvëndësoj atë për të reduktuar rolin strategjik të Iranit në rajon”.

‘KRIZA E NAFTËS NË GJI KA FILLUAR’

– Së treti, ka probleme shumë më të rëndësishme. Kur presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do t’i japë fund eksportit të naftës së Iranit, ai u përball me të njëjtin kërcënim. Qeveria jonë politike dhe ushtarake ka zbuluar se do të mbyllim Ngushticën e Hormuzit përpara se të fillojë embargoja e naftës. Përveç kësaj, kriza e naftës në Gji tashmë ka filluar. Para një kohe, Arabia Saudite ka pezulluar eksportet e naftës nëpërmjet Bab’ul Mendep për shkak të lëshimit të raketave të Jemenit në anijët e naftës saudite.

‘NËSE DO TË KETË KONFLIKT, AI NUK DO TË KUFIZOHET VETËM NË MES TË IRANIT DHE SHBA-SË’

– Kjo po ndodh përpara embargos së SHBA-së kundër Iranit dhe mbylljes së ngushticës së Hormuzit. Kjo është një çështje shumë e ndjeshme e cila mund t’a sjellë tërë rajonin në luftë dhe nuk do të sjellë ndonjë përfitim për Shtetet e Bashkuara. Nëse ndodh diçka e tillë, SHBA-ja do të jetë përgjegjësja e vetme. Ata po përpiqen të krijojnë rrëmuj në ngushticën e Hormuzit duke ardhur nga një kontinent tjetër. Nëse do të ketë konflikt, nuk do të kufizohet vetëm me konfliktin në mes të Iranit dhe SHBA-së. Në luftë do të përfshihen grupet xhihadiste nga shumë vende të ndryshme.

‘IRANI ËSHTË I GATSHËM NË ÇDO RRETHANË QË TË ZBRAPSË FUQITË QË JANË SUPERIORE PËR NGA NUMRI’

Afgahi u shpreh se: “Prandaj nuk është aq e rëndësishme se a do të zhvillohet lufta neser apo në vitin 2026”, duke shtuar se: “Irani është i gatshëm në çdo rrethanë që të sprapsë fuqitë që janë superiore për nga numri.”

Duke rikujtuar se çështja e ndarjes së Irakut, të cilën SHBA-ja synon t’a kthej në një lloj platforme për sulmin kundër Iranit, është e rëndësishme për të, Afgahi u shpreh kështu:

– Ata u përpoqën ta bënin këtë me kujdes por ende nuk i’a dolën. Ata së pari formuan ISIS-in. ISIS u shemb brenda 2 viteve dhe u mposht nga forcat e Iraku dhe Iranit si dhe Al-Hashd Al-Sha’abi.

‘BARZANI U DETYRUA TË TËRHIQET, PLANI I AMERIKËS PËR NDARJEN E IRAKUT U BË I PAMUNDUR’

– Më pas, amerikanët donin të provonin fatin e tyre duke i përdorur kurdët për këtë. Mesut Barzani mori vendimin për të shpallur pavarësinë e rajonit kurd nga Iraku pa u mposhtur ende ISIS-i dhe pa u pastruar Musuli nga terroristët, si dhe u bë referendum. Megjithatë, qeveria qendrore në Bagdad, Irani, Siria dhe Turqia kundërshtuan këtë pavarësi. Sepse ky është fillimi i ngjarjeve të rrëmujshme dhe të rrezikshme që kanë të bëjnë me integritetin territorial të të gjitha këtyre 4 vendeve. Por, ushtria e Irakut dhe Al-Hashd Al-Sha’abi kanë kontrolluar pasurinë e naftës dhe gazit natyror në Kirkuk. Udhëheqësi kurd Barzani u tërhoq prapa. Kjo është arsyeja pse ndarja e Irakut, të cilën amerikanët e dëshirojnë, është bërë e pamundur.

‘SHBA-JA DËSHIRON TA DOBËSOJË IRAKUN’

Afgahi u shpreh se SHBA-ja ruajti planin për ndarjen e Irakut, të cilën ajo donte të përdorte si një platformë toke për sulmin kundër Iranit dhe vuri në dukje se: “Prandaj, ata po kryejnë të gjitha këto luftëra psikologjike. Ata duan ta dobësojnë Irakun nga brenda, me qëllim për të humbur rëndësinë e tij në rajon nga pikëpamja e ekonomisë dhe sigurisë. Në zgjedhjet parlamentare në Irak, shumicën e votave e morën forcat të cilat përbëjnë frontin e rezistencës. Dhe kjo nuk i konvenon amerikanëve. Pastaj ata morën vendim për të ndryshuar rregullat e lojës. Kryetari i Komisionit Zgjedhor nuk e ka konfirmuar ende vlefshmërinë e rezultateve të zgjedhjeve. Çfarë do të thotë kjo? Pa këtë konfirmim, parlamenti me deputet të rinjë nuk mund të mblidhet, kështu që kryetari i parlamentit, presidenti dhe kryeministri nuk mund të zgjidhen. Prandaj, amerikanët kanë në plan që hyrja e Irakut në tunel të errët do të paralizohet pa presidentin dhe ministrat. Ndërsa SHBA-ja do të nis përgatitjet për sulmin ndaj Iranit. Por topi nuk është në këmbët e tyre ende, sepse ushtria qeveritare dhe Al-Hashd Al-Sha’abi i rezistojnë veprimeve të fshehta dhe të këqija të pushtuesve të SHBA-së, duke zbrapsur edhe sulmet e ISIS-it në rajonin kufitar me Sirinë dhe Jordanin.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne