Ndërkohë që Balili ishte shpallur në kërkim, shteti i dha 100 ha tokë shtetërore për përdorim

Gjithçka nis nga një vendim i Këshillit të Ministrave me numër 1103 datë 28.12.2015 “Për kalimin në përgjegjësi administrimi, nga ministria e arsimit dhe sportit te Ministria e Bujqësisë, zhvillimit rural dhe administrimit të ujërave, të sipërfaqes së tokës bujqësore 21.4 ha, zona kadastrale 1323, fshati Buronjë, Delvinë”.

Kontratat me kompanitë e Balilit janë nënshkruar pasi Klement Balili ishte shpallur në kërkim për trafik droge drejt Italisë. Një prej kontratave u nënshkrua në muajin maj 2016, kur debati ishte në kulmin e tij dhe kontratat e dytë u nënshkrua 2 muaj më vonë.
vendimi keshillit te minsitrave per balilin
(Vendim i Këshillit të Ministrave) 

Kontrata 1
Ky vendim është përkthyer nga Ministria e Bujqësisë në një kontratë për dhënie me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit që mban datën 20.05.2016. Bëhet fjalë për 21.4 hektarë tokë në fshatin Buronjë të cilat e jep me qera për 90 vjet. Qiramarrësi është Shoqëria Balili-KO sh.p.k me përfaqësues Bashkim Balilin i cili është vëllai të shumëkërkuarit Klemend Balili. Kjo kontratë është lidhur në kulmin e debateve politike se kush e mbronte Balilin nga mos arrestimi.
kontrata balili 1
kontrata balili 1 pjesa 2
kontrata balili 1 pjesa 3
kontrata balili 1 pjesa 4
(Kontrata nr.1 për familjarët e Balilit)

qkb balili

qkb balili
qkb balili
(Regjistrimi i kompanisë në QKB)

Kontratat 2
Dy muaj më vonë pas nënshkrimit të kontratës së parë Ministria e Bujqësisë firmos për një kontratë të dytë edhe kjo e disponuar nga Report TV. Kontrata mban datën 06.07.2016 dhe është lidhur me kompaninë Alb Universal 95 për dhënie toke shtetërore 90.466 hektarë në fshatin Piskovë në Përmet.

Edhe kjo kontratë është lëshuar për 90 vjet dhe si qiramarrës mban firmën e Xhesjana Ballacit. Nëse shikojmë deklarimin në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompania Alb Universal 95 është krijuar nga 21 vjeçari Albin Balili djali Bashkim Balilit nënshkrues i kontratës së parë. Por disa muaj pas krijimit të kësaj kompanie Albin Balili më 22.01.2016 ia kalon 100% të aksioneve Xhesjana Ballaci tashmë ortake e vetme e kësaj kompanie me 100% të aksioneve. Për të dyja kontratat Ministria e Bujqësisë thotë se këto dy kompani janë shpallur fituese të një konkursi. Por deputeti Erjon Brace gjatë seancës parlamentare u shpreh se “këto dy toka janë shpërndarë vetëm me qëllime partiake dhe elektorale”.

Mësohet se nuk ka një vendim nga Këshilli i Ministrave për dhënien me qira të këtyre tokave, por ka vetëm dy kontrata noteriale të lidhura mes qiradhënësit Ministria e Bujqësisë dhe qiramarrësit, në këtë rast, familjarë të Klement Balilit.  Për të dyja kontratat Ministria e Bujqësisë thotë se këto dy kompani janë shpallur fituese të një konkursi. Por deputeti Erjon Brace gjatë seancës parlamentare u shpreh se “këto dy toka janë shpërndarë vetëm me qëllime partiake dhe elektorale”.

kontrata balili 2
kontrata balili 2 pjesa 2
kontrata balili 2 pjesa 3
kontrata balili 2 pjesa 4
(Kontrata nr.2 për familjarët e Balilit)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne