“Ndërkombëtarizohet’ përplasja Thaçi -Haradinaj për çështjen e kufirit me Serbinë

Presidenti Hashim Thaçi insiston që marrëveshja me Serbinë të arrihet përmes korrigjimit të kufijve, tash duke përmendur dhënien e veriut, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj këmbëngul që në asnjë mënyrë të mos ketë lëvizje në kufijve. Të dy kanë përsëritur qëndrimet të enjten dhe kjo është bërë lajm në media të huaja.

Brenda një dite, dy krerët e lartë shtetërorë, Presidenti dhe Kryeministri, kanë dhënë deklarata diametralisht të kundërta rreth asaj se si do të arrihet marrëveshja me Serbinë.

Për këtë dallim, për të cilin janë deklaruar brenda të njëjtës ditë, ka shkruar Euroaktiv, transmeton Gazeta Express.

Në një artikull të saj, është cituar presidenti Thaçi duke thënë në një konferencë të mbajtur në Uashington se korrigjimi in kufijve me Serbinë është një qëllimet e dialogut me Serbinë.

“Një nga qëllimet e bisedimeve me Beogradin është demarkimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë të Presidenti.

Thaci ka konfirmuar se me “korrigjim të kufijve” nënkupton shkëmbim të territoreve sepse ka përmendur edhe veriun e Kosovës, ndonëse idenë e tij e shprehte vetëm si dëshirë për marrjen e Luginës së Preshevës, përkatësisht Serbisë jugore.

“Kjo është një mundësi të korrigjohet kufiri në veri të Kosovës dhe në jug të Serbisë gjithashtu”është shprehur Thaci.

“Nëse korrigjimi i kufijve është çmimi për arritjen e marrëveshjes finale të paqes, atëherë kjo është e pranueshme”, ka deklaruar Thaci në Uashington.

E, kryeministri Haradinaj një ditë pas ka mbajtur konferencë në Prishtinë dhe para gazetarëve ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje mbi ndryshimin e kufijve.

“Kosova është e gatshme për pajtim, por jo për një të tillë që do të përfshinte territoret”, ka thënë Haradinaj të mërkurën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne