Ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin, një prej kushteve të sanksionuesve të Katarit

Vendet arabe për rivendosjen e marrëdhënieve me Katarin kanë caktuar 13 kushte dhe në mesin e tyre është edhe ndërprerja e marrëdhënieve me Iranin dhe me Hezbullahun e Libanit.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se vendet arabe i kanë dorëzuar përfaqësuesit të qeverisë së Kuvajtit një listë me 13 kushte për rivendosjen e marrëdhënieve të tyre me Katarin. Kushtet më të rëndësishme në këtë listë të caktuara për Katarin, janë ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin dhe me Hezbullahun, mbyllja e kanalit televiziv Al Xhazira dhe mbyllja e bazës ushtarake të Turqisë në Katar. Qeverisë së Katarit i është caktuar një afat dhjetëditor për të plotësuar këto kushte, për ndryshe qeverinë e Dohas do ta presin pasoja shumë të rënda. Arabia Saudite, Egjipti, EBA dhe Bahrejni dy javë më parë kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre me Katarin dhe kanë akuzuar këtë vend për mbështetje ndaj grupeve terroriste./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne