Ndërron jetë ish kreu i INUK Zyhdi Dajti

Zyhdi Dajti ka ndërruar jetë. Ish kreu i Inspektoritatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vdekur për shkak të një ataku kardiak.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme. Në momentin kur Zyhdi Dajti ka pësuar atak kardiak, ai ka qenë në një lokal në Vlorë.

Zyhdi Dajti ndërroi jetë në moshën 58 vjeçare dhe prej shumë vitesh ka qenë njëri ndër drejtuesit e lartë në institucione të ndryshme të Bashkisë së kryeqytetit. Deri në vitin 2011 ai ka qenë drejtuesi i policisë bashkiake të Tiranës.

Pas largimit nga INUK në vitin 2014, Dajti u emërua si drejtor i Forcave të Sigurisë të Autoritetit Portual Durrës, një post që e mbante aktualisht.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne