Ndërron mendje i madhi, “bujrum” refugjatëve për të hapur negociatat

Para afro 1 viti qarkulloi lajmi se Shqipëria ishte përzgjedhur si një nga vendet për ngritjen e kampeve për refugjatët. Ishin kryesisht mediat austriak e dhe ato të rajonit që raportonin mbi negociatat që po kryheshin në kulmin e krizës së refugjatëve.

Një ide e kancelarit austriak Sebastian Kurz që klandestinët të strehoheshin në kufijtë e Jashtëm të BE-së, ku sipas mediave Shqipëria ishte një nga vendet e projektuara për të kryer një operacion të tillë. Tirana zyrtare as e mohoi dhe as e pohoi lajmin, por vetë krymeministri deklaroi pas refuzimit të BE-së për të hapur negociatat se në Shqipëri nuk do ketë kamp refugjatësh. https://www.dw.com/sq/rama-kamp-refugjatësh-në-shqipëri-lajm-i-rremë/a-44385435
Jemi vetëm 5 muaj nga vendimi i qershorit dhe qeveria sapo ka servirur lajmin se Shqipëria është vendi i parë që ka nënshkruar me BE-në një marrëveshje për marrëdhënien me FRONTEX, përmes një pr/ligji tashmë të dërguar në Kuvend.

Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda se Shqipëria është prekur shumë nga flukset migratore nga vendet e treta dhe ka bërë që BE të kthejë sytë nga vendet e Ballkanit që janë portë hyrëse për këta emigrantë. “Oficerë të FRONTEX do vijnë dhe do punojnë bashkë me oficerë të kufirit në menaxhimin e kufirirt dhe fluksin e emigrantëve dhe shmangien e krimit kufitar, si dhe terrorizmit që mbetet prioritet i BE”. https://tvklan.al/emigrantet-e-paligjshem-shqiperia-vend-prites/
Është e qartë se qeveria shqiptare do pranojë çdo kusht në mënyrë që t’i hapen dyert për negociatat, dhe për t’i dhënë në këtë mënyrë një fitore politike kryeministrit, qeverisja e të cilit fut ujë nga të gjitha anët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne