Ndersa fshati digjet, Erion Veliaj krihet me Nene Terezen dhe shperndan supe

Ne nje kohe qe qeveria Rama eshte e zene me pastrimin e imazhit te saj, pra skandalit te droges se Sajmir Tahirit, Erion Veliaj ka zgjedhur Kombinatin te zbardhe imazhin e tij dhe te Partise se tij. Ne Kombinat ku Erion Veliaj ka dhene leje qe te ndertohen edhe me shume kulla betoni, ku po shkaterron hapesirat publike, ne diten e shenjtores katolike Majka Tereza, Lali Eri ka vendosur te shperndaje super per fukarejte qe qeveria e tij krijon.

Erion Veliaj i shoqëruar edhe nga tallavaxhiu Noizy, shërbeu drekën në mjediset e Qendrës Sociale “Të Qëndrojmë së bashku”, në Kombinat. Protestanti Veliaj theksoi se vepra e Nënë Terezës, na frymëzon për më shumë dashuri ndaj atyre që janë në vështirësi. “Jam shumë i lumtur që jam sot bashkë me Noizyn në ditën e Nënë Terezës, për t’u shërbyer atyre që nuk kanë të gjitha mundësitë që ndoshta ka shumica e Tiranës, që janë të moshuar dhe fëmijët i kanë larg. Në ditën e Nënë Terezës, mënyra më e mirë për ta përkujtuar atë është duke u shërbyer atyre që janë më nevojtarë. Sot bëmë diçka të vogël me dashuri të madhe, që shpresoj se do të kopjohet nga të gjithë. Besoj se kjo energji dhe kjo dashuri që na frymëzon vepra e Nënë Terezës, të lërë një impakt në qytetin tonë dhe në çdo cep të Tiranës ku ka nevojë për më shumë solidaritet”, tha Veliaj.

Pas kesaj dreke, Lali Eri iu kthye punes se tij ne Bashkine e Tiranes, ku aferat mafioze vazhdojne te marrin leje per te ndertuar kulla betoni dhe shkaterruar Tiranen. Bashkia e Lali Erit eshte kthyer ne nje nga lavatricet me te medha te pastrimin te parave te pista nepermjet mafies se ndertimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne