Ndersa Tirana digjet, Pandeli Majko mbeshtet terroristet iraniane

Në datë 15 dhjetor 2018, në një kohë që e gjithe Shqipëria është në protestë kundër regjimit të korruptuar të qeverisë së Rilindjes, Rama, dhe populli shqiptar kërkon rrëzimin e qeverisë Rama, ministri i Diaspores se qeverise Rama në vend që të zgjidhi hallet e studentëve shqiptarë që protestojnë kundër regjimit të qeverisë së tij, ka zgjedhur të zgjidhë hallet e Iranit. Sëbashku me një tufë aventurierësh ndërkombëtarë, Pandi ka shkuar në takimin vjetor që plaka Marjam Rajavi bën me xhihadistët e saj në kampin muxhahedin të Manzës.

Në këtë takim Pandi, ka sulmuar qeverinë e Iranit dhe ka shprehur mbështetjen e tij për grupin terrorist iranian që qeveria e korruptuar Rama strehon dhe trajton me kushte me të mira sesa shqiptarët në kampin xhihadist të Manzës. Pandi i cili është brohoritur nga terroristët dhe terroristet plaka iraniane të cilët i thonin me ritëm xhihadist “Falemnerit shumë”, i ngazëllyer dhe duke folur një anglishte të çalë ka thënë ndër të tjera:

Është nder i madh si gjithmonë që flas para jush. Jo si ministër apo ish-kryeministër, por në radhë të parë si miku juaj. Unë e di sikur z. Patrick Kenedi tha më parë, është një pyetje pse Shqipëria ka një ambasadë të Iranit zyrtar në Tiranë. Dhe në të njëjtën kohë ne u strehojmë ju. Pse të dy? Është një pyetje e thjeshtë dhe e sinqertë. Dhe përgjigja ime është se ne kemi ambasadën e Teheranit zyrtar këtu prej vitesh, dhe ata janë këtu për shkak të ligjit ndërkombëtar. Por ju jeni këtu për një shkak tjetër. Ambasada e Iranit përfaqëson vendin e sotëm, ndërsa MEK-u përfaqëson MEK-un e të ardhmes.

Unë jam shumë krenar që unë dhe shumë miq të mi jemi në duart e Marjam Rajavit, një prej pak grave që me udhëheqjen e saj do të ndryshojë jo vetëm të ardhmen e Iranit, por edhe të Lindjes së Mesme.

Unë e di që shumë lajme ekzistojnë që thonë se MEK-u është terrorist, kanë bërë këtë e kanë bërë atë. Por mua nuk më plas fare! Sepse ne u dimë ju, keni ardhur këtu nën umbrellën e OKB-së dhe UNHCR-së. Ju dhe terrorizmi jeni dy gjëra të ndryshme. Ju nuk keni diplomatë që përdorin statusin e diplomatit si terroristë. Por disa zyrtarë të Iranit e kanë bërë këtë. Dhe të sillesh si terrorist por të hiqesh si diplomat është kontraditë. Por sulucioni i kësaj nuk më takon mua apo shqiptarëve, por Irani zyrtar duhet të japi sqarim të plotë. Gjërat kanë ndryshuar dhe kohët do ndryshojnë shpejt. Është e sigurtë se koha që po vjen, dhe kjo melodi pianoje që po bie këtu në Tiranë do të këndohet në të gjithë Iranin si një këngë.

Nuk po flas shumë, për shumë arsye. Por edhe nga që sot nuk e dija që duhej të mbaja fjalim. Por kur ke miq sikur Hasani, i cili sapo më tha: Pandeli, është radha jote të flasësh, më besoni që kur qëndroj para jush vetja më duket si një zyrtar i qeverisë, por tani që u njoh ju shumë mirë jam i sigurtë që ju dhe familjet tuaja e kuptoni tani që ju nuk jeni vetëm refugjatë si disa vite më parë, por tani ju jeni në tokën tuaj. Ju keni bërë për më pak se një vit, mrekulli duke ndërtuar një qytet që ne shqiptarët i themi në shqip: shtëpia ime është atdheu im. Shqipëria është atdheu juaj.

Ju faleminderit”

Fjalimi i Pandit ka qënë një nga disa fjalime që janë mbajtur në këtë tubim nga Marjam Rajavi e cila qante ndër të tjera hallet e popullit të Iranit, popull të cilin ajo, burrat e saj dhe xhihadistët e saj e kanë vrarë ndër vite. Marjam Rajavia dhe zarat e saj nuk kanë përmendur asgjë rreth Shqipërisë e cila është e bllokuar nga protestat dhe kërkojnë ndryshim regjimi. I gjithë halli i terroristes plakë por edhe i ministrit Pandeli Majko, që ha bukën e shqiptarëve ka qenë Irani.

Fjalimi i Pandit më sipër, ku ai thyen ligjin ndërkombëtar dhe ligjin shqiptar e thotë; mua nuk më intereson që ju jeni terroristë, etj, tregon arrogancën, banditërinë dhe kusarinë e qeverisë Rama. Në një kohë që Tirana dhe gjithë Shqipëria janë në protestë, Pandi dhe plaka Marjam Rajavi kanë zgjedhur që të krihen sikur kurva që krihet kur fshati digjet.

Video-fjalimi i Pandit, Marjam Rajavi dhe zarave te saj mund te shihet ketu:

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne