Ndërtimi i landfillit të mbetjeve në Tiranë

Shpallet fituesja e koncesionit për ndërtimin e landfillit të mbetjeve në Tiranë. Kontrata do t’i jepet një kompanie holandeze për 30 vjet dhe ka një vlerë investimi 128 milionë eurosh.

 

Shoqëria “Integrated Energy B.V.” është fituesja e konçesionit për ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe venddepozitimit të mbetjeve për Bashkinë e Tiranës. Kontrata e cila do t’i jepet kompanisë hollandeze për 30 vjet kap një vlerë investimi prej 128 milionë eurosh dhe do të synojë zgjidhjen e problemit të menaxhimit të mbetjeve për kryeqytetin dhe bashkitë e tjera afër me të. Vetë hollandezët janë shprehur të interesuar për të ndërtuar këtë impiant përmes një oferte të pakërkuar, dhe ia kanë dalë që të marrin kontratën. Landifilli ekzistues do të rindërtohet sipas standardeve të Bashkimit Europian brenda 22 muajve e më pas kompania do të nisë ndërtimin e inceneratorit të mbetjeve, ku sipas studimit të fizibilitetit, në të ardhmen djegia e mbetjeve do të prodhojë energji elektrike. Projekti përfshin edhe ngritjen e një vendi për të depozituar mbetjet e ngurta të cilat do të përpunohen si materiale të ngruta ose energji elektrike dhe do të shiten për të siguruar fitime për kompaninë. Në zonën e landfillit të Sharrës, Bashkia e Tiranës do të japë edhe 12 hektarë të tjera, pjesa më e madhe, 60%, është pronë shtet, ndërsa për tokën me pronarë do të jepen 2 milion euro nga kjo bashki për të bërë shpronësimin. Kompania do t’i vjelë bashkive 29 euro për ton për depozitimin e mbetjeve, ndërsa parashikon që minimalisht njësitë vendore të derdhin në landfill 700 tonë mbetje në ditë duke i siguruar të ardhura në vlerën e 7.4 milionë eurove në vit. Në total firma koncesionare do të fitojë 222 milionë euro nga depozitimi i mbetjeve, ndërsa paratë për investimin do të jepen janë pjesë e buxhetit të saj. Shoqëria mendon që të realizojë kthimin e investimit në 6 vitet e para. Bashkitë që do të shesin mbetje në këtë incerator do të subvecionohen nga buxheti i shtetit. Në vitin e parë Bashkia e Tiranës do të japë 1 milion euro, ndërsa buxheti 6.4, e në vitin e fundit raporti do të përmbyset: bashkia do të shpenzoje 5.1 milionë euro dhe buxheti 2.3 milionë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne