Ndërtohet kisha protestante në Sofali te Kosovës, banorët thonë se nuk janë pyetur fare (Video)

Në lagjen Sofalia afër parkut nacional Gërmia në Prishtinë, ka filluar të ndërtohet një kishë për nevojat e komunitetit protestant në Kosovë.

Banorët e kësaj lagjeje i kanë konfirmuar televizionit që kjo kishë ka filluar të ndërtohet qysh para tri viteve, por që me ndërprerje të kohëpaskohshme.

Njëra nga banorët me inicialet Q.A prapa kamerave thotë se fillimisht se atyre nga fqinjët u është thënë se do të ndërtohet një shkollë, më pastaj spital, kurse së fundmi e kanë vërejtur që ka marr formën e një kulti fetar në bazë të simbolit kishtar.

Edhe pse në këtë lagje 99 për qind e popullatës janë të deklaruar si mysliman aty tani e tutje do të jetë një kishë, banorja e lagjes Sofalia me inicialet K.H deklaron për Tribuna Channel se askush nuk i ka ardhur për t’i pyetur për ndërtimin e kësaj kishe.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se duke i marr parasysh edhe vërejtjet që kanë ardhur nga raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit për diskriminim që po i bëhet komunitetit protestant në Kosovë, kanë vendosur që të japin leje për ndërtimin e këtij kulti fetar duke i plotësuar kështu nevojat e tyre.

Megjithatë procedura e dhënies së lejes për këtë kishë të komunitetit protestant është lëshuar nga ana e Komunës së Prishtinës, pa pasur fare dëgjim publik.

E ligji për vetëqeverisje lokale thotë:

Neni 68 Informimi publik dhe konsultimi

68.3 Përveç takimeve publike të cekura më lartë, komunat janë të obliguara t’i informojnë qytetarët e komunës për çfarëdo planesh apo programesh të rëndësishme me interes publik, siç rregullohet me statutin e komunës.

Pastori i Kishës Protestante “Bashkësia e Popullit të Zotit”, Artur Krasniqi deklaron se kjo kishë po ndërtohet për nevojat e këtij komuniteti.

Krasniqi bëri me dije që gjithashtu kanë kërkuar t’i kenë edhe varrezat e tyre, por kjo kërkesë ende nuk është marrë për bazë nga ana e Komunës së Prishtinës.

E një kishë e tillë së shpejti do të ndërtohet edhe në qendër të Prishtinës, prapa Sllovenia Sportit.

Por Komuna e Prishtinës me pretekst se nuk është mbajtur debat publik, edhe pse ne vitin 2012 është ve themeli i Xhamisë se Madhe ne Dardani, ende nuk ka lëshuar leje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne