Ndihmëspresidenti turk fshikullon ShBA-në: Përmasat ushtarako-gjeografike nuk të bëjnë shtet të madh

Ndihmëspresidenti Fuat Oktay deklaroi të enjten se Turqia është një shtet i madh me flamurin, atdheun dhe kombin e saj.

Oktay reagoi kundër vendimit skandaloz të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të sanksionuar dy ministra turq.

“Zhvillimet e fundit i kanë treguar të gjithë botës se të jesh shtet i madh nuk ka të bëjë me përmasat ekonomike, ushtarake apo gjeografike”, theksoi ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Të jesh shtet i madh kërkon që të veprosh në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, të respektosh marrëveshjet e nënshkruara dhe parimet e drejtësisë dhe dinjitetit, të vendosësh interesat popullore mbi grupet e vogla të interesit dhe të ndajgjendesh gjithmonë pranë të shtypurve. Ne jemi një shtet i madh me flamurin, atdheun dhe kombin tonë. Ne nuk ngurrojmë për asnjë çast që të bëjmë atë çfarë kërkon të qenit një shtet i madh nën udhëheqjen e Presidentit tonë të nderuar”, shton ndihmëspresidenti Oktay në mesazhin e tij./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne