Ndryshe nga katolikët e Shqipërisë, Kroacia katolike mirënjohëse Turqisë për mbështetjen në ditët e vështira

Kroacia e vlerëson mbështetjen e Turqisë gjatë “kohërave më të vështira”, tha presidentja e Koracisë Kolinda Grabar-Kitaroviç për agjencinë AA.

“Marrëdhëniet tona të ndërsjella janë shumë të mira, nuk kemi ndonjë çështje të hapur. Në veçanti, nuk kemi ndonjë çështje serioze të hapur dhe gjithmonë e kemi vlerësuar shumë mbështetjen e Turqisë ndaj Kroacisë gjatë kohërave më të vështira”, tha Kitaroviç në vizitën e saj njëditore të punës në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Kitaroviç u takua me homologun e saj turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe diskutoi në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet ndërkombëtare.

“Siç e kam thënë, marrëdhëniet tona bilaterale janë shumë të mira, por shoh shumë potencial për zhvillim të mëtejshëm”, tha presidentja kroate.

Ajo tha se vëllimi i tregtisë midis dy vendeve është rritur në rreth 350 milionë euro në nëntë muajt e parë të vitit 2017.

“Ajo që më së shumti e mirëpres është deklarata e presidentit Erdoan në Zagreb se shkëmbimi ynë tregtar duhet të arrijë në një miliardë dollarë. Kjo është ajo të cilën synojmë edhe ne”, shtoi ajo.

Kitaroviç tha se një nga hapat “e rëndësishëm” për arritjen e këtij qëllimi është themelimi i Odës Kroate të Ekonomisë, e cila do të hapet në Stamboll në vitin 2018.

Ajo shtoi se Zagrebi dhe Ankaraja kanë potenciale në fushat e industrisë ushqimore, blegtorisë, energjisë, ndërtimit dhe turizmit.

Ajo beson se takimet e mëtejshme dhe sjellja e delegacioneve të biznesit nga Kroacia në Turqi si dhe hulumtimi i më shumë mundësive nga biznesmenët turq në Kroaci do të rrisin investimet.

Integrimi i Turqisë në BE

Kitaroviç përsëriti se Turqia ka qenë vend mik i Kroacisë gjatë kohërave më të vështira dhe do të mbetet e tillë.

“Turqia ishte miku i Kroacisë, kur miqtë ishin shumë të paktë”, tha ajo.

“Ne besojmë se është në interesin vital të BE-së që Turqia të mbahet në rrugën e BE-së”, shtoi ajo.

Turqia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 1987, kurse bisedimet për pranim filluan në vitin 2005. Megjithatë, negociatat u bllokuan në vitin 2007 për shkak të kundërshtimeve të administratës grekoqipriote në ishullin e ndarë të Qipros, si dhe refuzimeve që erdhën nga Gjermania dhe Franca.

Kitaroviç gjithashtu lavdëroi atë që Turqia ka bërë në lidhje me refugjatët sirianë.

Ajo shtoi se Kroacia ishte një nga vendet që u prek më shumë nga vala e refugjatëve që kaploi Evropën në vitin 2015 dhe në fillim të vitit 2016.

“Ne e çmojmë jashtëzakonisht atë që Turqia ka bërë në kujdesin për refugjatët sirianë dhe të tjerë”, tha ajo.

Turqia aktualisht strehon mbi tre milionë refugjatë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne