Ndryshime në kabinetin e Al Saud: Djali i mbretit ambasador në SHBA

Mbreti i Arabisë Saudite me disa urdhra të ndarë, ka urdhëruar ndryshimin e disa anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe djalin e tij e ka emëruar ambasador në SHBA.

Agjencia e lajmeve Parstoday, duke cituar kanalin televiziv Al Alam, ka njoftuar se Selman ben Abdulaziz, mbreti i Arabisë saudite ka shkarkuar nga detyra ministrin për shërbime civile dhe ka urdhëruar krijimin e një komisioni hetimor për të hetuar punën e tij. po ashtu janë shkarkuar edhe ministri i mediave dhe ambasadori i Arabisë Saudite në SHBA dhe njëri nga djemtë e mbretit është emëruar ambasador në SHBA. Princi Abdullah ben Faisal ibn Turki është shkarkuar nga posti i ambasadorit saudit në SHBA dhe në vend të tij është emëruar Khaled bin Selman bin Abdulaziz, djali i mbretit Selman.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne