Ndryshimet klimatike 540 milionë vjet më parë u provokuan nga kafshët

Nuk ka qenë vetëm njerëzit përgjegjës për ndryshimet klimatike globale. Diçka të ngjashme ka shkaktuar gjithashtu evolucioni i kafshëve të para në planetin tonë, sipas një studimi të ri shkencor belgo-britanik.

Krijesat e para, të cilat ishin shfaqur në ujë gjatë periudhës Kambriane 520 deri në 540 milionë vjet më parë, filluan të prishnin materien organike të mikroorganizmave që mbulonin shtratin e detit. Në këtë mënyrë, këto kafshë lëshonin gjithnjë e më shumë dioksid karboni në atmosferë, duke hequr oksigjenin nga uji, thuhet në revistën “Nature Communications”.

Ndërsa kafshët konsumonin oksigjen dhe lëshonin dioksid, ato bënë diçka të ngjashme – por shumë më ngadalë – me djegien e sotme të lëndëve djegëse. Pra, gjatë 100 milion viteve të ardhshme, kushtet për kafshët e para u bënë gjithnjë e më të vështira duke zvogëluar oksigjenin në oqeane, ndërkohë që rritja e dioksidit atmosferik shkaktoi ndryshime të mëdha klimaterike dhe zhdukje masive të kafshëve.

Studiuesit kanë paralajmëruar se ekzistojnë analogji me kohën e sotme dhe me njerëzit në vend të kafshëve të para. “Ne kemi krijuar një botë më të ngrohtë duke zgjeruar mungesën e oksigjenit në oqeane, diçka e keqe për ne dhe për shumë krijesa të tjera me të cilat ne ndajmë planetin”-thonë studiuesit.
Në të vërtetë, në kohën tonë, “kjo nuk do të ndodh në një thellësi prej dhjetëra miliona vjetësh, por po flasim për diçka që ndodh në disa shekuj, nëse jo edhe më pak”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne