Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni. NATO Thirrje të fortë partive politike

Pas votimit pro me 80 vota të ndryshimit kushtetues në Maqedoni ka ardhur reagimi i parë nga NATO.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një postimi në Twitter i bën thirrje qeverisë dhe palëve politike në Maqedoni ta çojnë deri në fund punën për ndryshimin e emrit.

“E përshëndes votimin në Parlamentin e Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese. Tani, qeveria dhe udhëheqësit politikë duhet të plotësojnë procedurat nacionale për zgjidhjen e emrit dhe të përdorin këtë mundësi historike për ta sjellë vendin në # NATO”, shkruan Stoltenberg në Twitter.

Ndryshimi i emrit do ti mundësojë Maqedonisë të anëtarësohet në NATO dhe BE. Koalicioni i Zoran Zaev siguroi 72 vota ndërsa VMRO-DPMNE dha 8 vota.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne