Ndryshimet në ligjin themelor izraelit për Jerusalemin

nga Fikret Karčić.

Parlamenti izraelit Kneseti ka miratuar me 2 janar 1018 ndryshimet në Ligjin themelor për Jerusalemin. Për ndryshimet kanë votuar 64 deputet gjersa kundër ishin 52 deputet. Ndryshimi më i rëndësishëm është se tani do të jetë e nevojshme shumica e kualifikuar e deputetëve të Knesetit, 80 nga 120 që cilado pjesë e qytetit të Jerusalemit të mund të jepet” palës së huaj”. Interpretimi se këto ndryshime të cilët i ka propozuar partia pro koloniste Shtëpia hebrenj, ka për qëllim të rëndojnë arritjen e marrëveshjes për dy shtete me Jerusalemin si kryeqytet.

Ligji bazik izraelit për Jerusalemin është miratuar me 30 qershor 1980, ndërsa ka hyrë në fuqi me 5 gusht 1989. Ka pas katër nene themelore. Në vitin 2000 i janë shtuar edhe tri nene. Miratimi i tij dhe formulimin e parë e ka propozuar anëtari i Knesetit Geulah Cihen, nga partia opozitare Tehijah, e cila e ka përfaqësuar lëvizjen koloniste Gush Emunim. Qeveria e Menahem Beginit ka konsideruar se ky ligj nuk është i nevojshëm, pasi që statusi i këtillë i Jerusalemit është deklaruar më parë. Por, kur Ligji është propozuar në Kneset, qeveria e ka përkrah, pasi që është frikësuar se do të mund të akuzohej se po shmanget nga pozita e konfirmuar.

Sipas përkthimit jozyrtar në gjuhën angleze ky ligj me ndryshimet nga viti 2000 parasheh me sa vijon: Jerusalemi”i tërë dhe i bashkuar” është kryeqyteti i Izraelit(neni1). Në Jerusalem është selia e kryetarit të shtetit, parlamentit, qeverisë dhe Gjykatës Supreme(neni 2). Vendet e shenjta do të jenë të mbrojtura nga përdhosja ose çfarëdo dëmtimi dhe të gjithë ajo që mund të fyejë prezencën e anëtareve të religjioneve të ndryshme vendeve të cilët janë të shenjta për ata ose ndjenjat e tyre ndaj këtyre vendeve(neni 3). Qeveria do të siguroj zhvillimin dhe prosperitetin e Jerusalemit dhe mirëqenien e banorëve të tij nëpërmjet fondeve speciale, duke përfshirë edhe grantin special vjetor komunës së Jerusalemit.

Jerusalemit do të jepet prioritet i veçantë në aktivitetet e shtetit. Qeveria do të themelojë trupa të posaçme për zbatimin e këtij pjese të Ligjit(neni 4). Jurisdikcioni në Jerusalem përfshin të gjitha hapësirat të shënuara në shtojcën e proklamimit për zgjerimin e kufijve të Jerusalemit duke filluar nga 28 qershori 1967(neni 5). Asnjë autorizim i stimuluar në ligjet e shtetit të Izraelit apo komunës së Jerusalemit nuk mund të bartet përkohësisht apo përhershëm në trupat të huaja çoftë politike, shtetërore apo të ngjashme(neni 6). Nenet 5 dhe 6 nuk mund t ë ndryshojnë përveç se me votat e shumicës së deputetëve të Knesetit(neni 7).

Sipas Michaleu Zankes, ky ligj kishte tri veçori: (1) ka përfaqësuar deklaratën politike në formë të ligjit; (2) ka konventuar llojin e traditës orale për të cilin ekziston konsensusi në drejtën e shkruar dhe (3) ka krijuar momentin e përcaktuar normativ i cili shkon përtej fjalës së vet deklaratës. Ky ligj ishte i destinuar para se gjithash nevojës së brendshme izraelite për të forcuar unitetin dhe vendosmërinë. Poashtu ishte vë në dukje se Izraeli nuk dëshiron të integrojë popullatën arabe të Jerusalemit Lindor në shoqërinë izraelite por të theksojë sovranitetin mbi Qytetin e shenjtë.

Përgjigjja e opinionit ndërkombëtar në këtë Ligj nga viti 1980 ishte negativ. Ai është vlerësuar si provokim dhe akt kundër drejtës ndërkombëtare dhe “therë në sy” partnerëve izraelit në procesin paqësor-kryetarëve Sadat dhe Carter. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara me rezolutën e vet nr .478 të 20 gushtit 1980 e ka gjykuar në mënyrë të ashpër Izraelin për këtë akt, ka deklaruar se nuk e pranon këtë Ligj dhe e konsideron shkeljen e rezolutave të mëparshme të tij. Shtetet të cilët nuk i kanë pas misionet e veta në Jerusalem janë ftuar të tërhiqen. Rezoluta është miratuar me 14 vota pro dhe 1 e përmbajtur(SHBA-të). Kjo ka ndikuar që 13 shtete të cilët pas vitit 1967 kanë vazhduar të kenë ambasadat e veta në vitin 1980 të transferojnë në Tel Aviv.

Përveç kritikave bazike, të cilët janë të përfshira në qëndrimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, disa analistë kanë treguar edhe në disa paqartësi të këtij Ligji. Nuk është sqaruar se çfarë do të thotë” i tërë dhe i bashkuar” dhe as cilat kufijtë territoriale janë të Jerusalemit. Me ndryshimet e 2 janarit 2018 shumica e thjeshtë është ndryshuar me shumicën e kualifikuar. Me këtë edhe më shumë është nënvizuar politika e aneksimit të Jerusalemit Lindor, të cilën drejta ndërkombëtare nuk e pranon, dhe janë rënduar bisedimet në mes zyrtarëve izraelit dhe palestinez. Edhe pse këto zgjidhje ligjore sipas ndryshimeve më të reja nuk janë të njohura, konsiderohen se pjesët e qytetit jashtë murit do të mbesin jashtë kufijve të Jerusalemit që do të ndikojë në statusin e qytetarëve të tij.

Kemi parë se si bashkësia ndërkombëtare, OKB-ja, ka reaguar në sjelljen e këtij ligji në vitin 1980. Mbetet pyetja se si bashkësia ndërkombëtare e sotshme do të reagojë në ndryshimet e ligjit izraelit për Jerusalemin në fillim të vitit 2018?/Preporod

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne