Ndryshimi i nishanit alarm për melanomë

Rreth 50% e personave të paktën një herë gjatë jetës së tyre janë përballur me ndonjë zhvillim parakancerogjen në lëkurë, ndërkohë hulumtimet kanë treguar se 70% e njerëzve nuk i njohin simptomat paralajmëruese.
Melanoma është forma më e vështirë e kancerit të lëkurës, dhe ka një numër më të lartë të vdekshmërisë në krahasim me të gjitha sëmundjet e tjera melinje të lëkurës. Origjina e kësaj sëmundje rrjedh nga qelizat e quajtura melanocite.

Melanoma është rezistente ndaj rrezatimit, ndërsa kimioterapia ka një rol të kufizuar në trajtimin e kësaj sëmundje, dhe për të pasur një prognozë të mirë, është i nevojshëm diagnostikimi në kohë i saj – shpjegon Doc. Dr. Andrej Petrov, dermatovenerolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Për rëndësinë e kontrolleve parandaluese përsa i përket kancerit të lëkurës në Maqedoni, statistikat flasin më mirë. Vendi ynë kryeson në Europë përsa i përket rritjes së numrit të rasteve të reja në vit. Sipas numrit të rasteve të reja të regjistruara, kanceri i lëkurës është një prej kancereve më të shpeshta në mbarë botën, prandaj Dr. Andrej Petrov, rekomandon që një herë në vit,të gjithë duhet të kryejnë kontroll tek mjeku dermatolog me qëllim për të parandaluar shfaqjen e kësaj sëmundje.

Nga nishan në melanomë

Nishanët janë disa rritje beninje në lëkurë, të cilat mund të bëhen abnormale, mund të shndërrohen në melanomë apo në ndonjë lloj tjetër të kancerit. Nishanët normal nuk zmadhohen, nuk e ndyshojnë formën as ngjyrën. Kontrolloni vazhdimisht nishanët tuaj, dhe nëse vëreni çfarëdo lloj ndryshimi, duhet patjetër të paraqiteni tek mjeku dermatolog.

Për të mos harruar se ndaj çfarë duhet të tregoheni të kujdesshëm, kujtoni katër gërmat e para të alfabetit A,B,C,D:- Asymmetry (asimetria) gjysma e nishanit ndryshon nga gjysma tjetër.

-Border (konturi) anët e nishanit janë të gërryera, me dhëmbëza, të paqarta apo jo të formuara saktë.

– Colour (ngjyra) nuk është e njejtë. Mund të shihen nuanca të zeza, kafe dhe rozë.

-Diameter (diametri) ndryshim në madhësinë e nishait . Melanomat zakonisht janë më të mëdha se goma e lapsit (> 5 mm).

Kontrolloni të gjithë nishanët me anë të aparatit revolucionar Molemax HD

Me ndihmën e aparatit revolucionar Molemax HD në “Acibadem Sistina” me një regjistrim të vetëm, mund të informoheni rreth gjendjes së nishanëve tuaj. Pas regjistrimit, dermatoskopi në mënyrë kompjuterike përcakton rrezikun e çdo pigmenti. Nëse nishani ka rrezik të lartë, mund të mënjanohet në kohë, para se të shndërrohet në kancer, duke parandaluar kështu shfaqjen e kancerit të lëkurës.

Aparati, në bazë të rezultateve të vlerësimit, përcakton se kur duhet të kryhet kontrolli i ardhshëm. Filmimet apo regjistrimet arkivohen në mënyrë dixhitale duke mundësuar kështu krahasimin e ndryshimit gjatë kontrollit të ardhshëm. Dermatoskopi Molemax HD PRO i cili përdoret nga qendrat më të njohura dermatologjike në botë, tani përdoret ekskluzivisht edhe në rajon, vetëm në “Acibadem Sistina”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne