Ndryshojnë 5 shtete anëtare të përkohshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Gjermania, Belgjika, Afrika e Jugut, Indonezia dhe Republika Dominikane zunë vendet e tyre si anëtare të reja të përkohshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Këto shtete do të jenë anëtaret e reja të përkohshme të Këshillit me gjithsej 15 anëtarë për periudhën 2019-2020.

Ndërsa presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit për muajin janar e mori Republika Dominikane, e cila u zgjodh për herë të parë si anëtare e përkohshme në këtë organ vendimmarrës të OKB-së.

Anëtaret permanente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Rusia, Anglia dhe Franca, të cilat njihen ndryshe edhe si “Pesëshja e Përhershme” apo “P5”.

Kurse 10 vendet e tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit zgjidhjen për 2 vjet në mesin e 5 grupeve gjeografike të OKB-së, me anë të një votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkaq, 5 nga shtetet anëtare të përkohshme rinovohen çdo vit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne