Organizata terroriste separatiste PKK në vitin 2016 ka mbjellë terror edhe në Evropë.

Sipas raportit të Zyrës së Policisë Evropiane (Europol), për “Situatën dhe Trendin e Terrorizmit në Bashkimin Evropian (BE) 2017”, organizata terroriste PKK ka kryer një sërë sulmesh ndaj institucioneve e qendrave kulturore turke dhe pronave të qytetarëve turq në vendet e BE-së; ajo ka vazhduar të grumbullojë donacione, të bëjë propagandë dhe aktivitete për rekrutimin e terroristëve të rinj në organizatë.

Sipas raportit në fjalë, i cili mbulon ngjarjet që janë regjistruar në vitin 2016, PKK ka kryer në vendet anëtare te BE-së 142 sulme terroriste. Në këto sulme janë vrarë 142 njerëz dhe janë plagosur 379 të tjerë.

Sulmet kanë ndodhur në 8 vende anëtare të Unionit. Më shumë se gjysma e këtyre sulmeve (76) janë raportuar nga Mbretëria e Bashkuar, ndërsa 23 janë regjistruar në Francë, 17 në Itali, 10 në Spanjë, 6 në Greqi, 5 në Gjermani, 4 në Belgjikë dhe 1 në Holandë.

Në 40 për qind të sulmeve janë përdorur eksplozivë.

Raporti paralajmëron se përdorimi mjeteve ajrore të armatosura pa pilot (drone) në Siri dhe Irak mund të jetë një burim frymëzimi për të tjerët dhe kjo mund të rrisë përdorimin e një taktike të tillë.

Për sa i përket financimit të terrorizmit raporti shkruan se 40 për qind e aktiviteteve terroriste në Evropë financohen me të ardhurat që sigurohen kryesisht nga trafiku i drogës dhe nga aktivitete të tjera të jashtëligjshme, siç janë: vjedhja ordinere, shitja e produkteve të imituara, mashtrimi përmes kredive dhe grabitja me dhunë.

PKK edhe në vitin 2016 i vazhdoi aktivitetet e saj për grumbullimin e fondeve (donacioneve), propagandës dhe rekrutimeve të reja në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Rumani dhe Zvicër. Mendohet se vetëm paratë e mbledhura në Francë arrijnë në 5,3 milionë euro.

Veprimtari në drejtim të rekrutimit të terroristëve të rinj për organizatën PKK-ja gjithashtu ka bërë edhe në Itali. Zvicra raportoi se në gjysmën e dytë të vitit 2016-ës PKK-ja mund të ketë organizuar një sërë kampesh për trajnimin ideologjik të terroristëve në zonat që ndodhen në shpatet e Alpeve.

Kurse organizata tjetër terroriste DHKP-C vazhdon të mbajë në vendet e BE-së një rrjet për të siguruar mbështetje financiare dhe logjistike për aktet terroriste në Turqi. Në BE kjo organizatë vepron nën maskën e shoqatave ligjërisht të rregullta, thuhet në vazhdim të raportit të Europolit./ trt

7