Në Berat vazhdojnë punimet për restaurimin e xhamisë Mbret e Teqesë së Helvetive

Në qendrën mesjetare të Beratit, po punohet për restaurimin e Xhamisë Mbret dhe Teqesë Helvetive. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti inspektoi punimet në këtë kantier ku punohet prej disa muajsh.

Restaurimi objekteve është projekti i përbashkët i Ministrisë së Kulturës dhe TIKA.

Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është nxjerrja në pah e teknikës së rregullt të ndërtimit me gurë të skuadruar, teknikë e cila është ndërthurur me detaje qeramike, prezente në harqet e harkadës dhe në pjesën e sipërme të portikut.

Xhamia Mbret është një nga objektet e kultit islam më të rëndësishëm në qytetin e Beratit dhe monument kulture i kategorisë I. Ndërtimi i saj daton në shekullin e 15-të dhe vazhdon me disa faza deri në shekullin XIX. Xhamia Mbret së bashku me Teqenë Helvetive dhe Konakët e Teqesë përbënin qendrën e qytetit të Beratit në periudhën mesjetare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne