Në derën e deputetes muslimane në SHBA, lihet shkrimi ‘Izraelit’

Ndaj shkrimit urrejtës të vendosur në derën e saj nga një person mbështetës i Izraelit, deputetja e qytetit Michigan të SHBA-së, demokratja me origjinë palestineze, Rashida Tlaib ka reaguar duke e publikuar atë.

Deputetja me origjinë palestineze, Rashida Tlaib ka ndarë në llogarinë e saj në Twitter shkrimin që i referohet deputetës së parë muslimane me mbulesë në Kongresin e SHBA-së, Ilhan Omar.

Në shkrimin me fotografi të publikuar nga Tlaib, shkruan: “Ilhan Omar, heq dorë nga kjo urrejtje e neveritshme ndaj hebrenjëve. Nënshkrimi yt thotë ‘Drejtësi për të gjithë’. Kjo përfshin edhe hebrenjtë. Xhihadi yt kundër hebrenjve do të dështojë. Rrnoftë populli izraelit.”

Tlaib ka reaguar ndaj këtij shkrimi duke u shprehu se : “Kjo në derën time sot është shprehje e urrejtjes dhe kërcënim. Tani, le të mos flasim për keqardhje dhe gënjeshtra. Ejani këtu me vlerat se të gjithë, përfshirë palestinezët, meritojnë të drejtat e njeriut”, si dhe shtoi se: “Ilhan Omar dhe unë po luftojmë për barazi dhe drejtësi për të gjithë. Nuk ka asgjë antisemitike këtu.”

Kritikat e Omarit për Komitetin Amerikan të Marrëdhënieve të Izraelit me Publikun (AIPAC), shkaktuan polemika në Shtetet e Bashkuara.

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne