Në Dubai nis testimi i taksive pa shofer

Bllokimi i trafikut për banorët e Dubait së shpejti mund të jetë diçka e së kaluarës. Fluturimet e para testuese për taksitë pa shofer janë kryer me sukses, sipas qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Projektuar nga kompania gjermane Volocopter dhe operuar nga Autoriteti i Transportit dhe Rrugëve (RTA) i Dubait, mjeti fluturues është taksia e parë ajrore pa pilot në botë. Projekti është çelësi i qëllimit të Dubait për tu bërë një fener në përparimet e teknologjisë smart.

Gjatë testit të fluturimit prej pesë minutash të prototipit, droni taksi pa shofer qendroi rreth 200 metra mbi tokë.

Megjithatë, për klientët nuk do të jetë akoma gati pasi procesi i certifikimit do të marrë rreth 5 vjet para se të fillojë transportimi pasagjerëve.

E pajisur me energji elektrike, helikopteri është i pajisur me 18 helika, ka një shpejtësi maksimale prej 100 km/orë, një kohë maksimale fluturimi prej rreth 30 minutash dhe nëntë sisteme të pavarura baterish.

Dubai tashmë është një atraksion turistik, duke tërhequr vetëm vitin e kaluar një rekord prej 14.9 milionë vizitorësh, pjesërisht falë ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifas dhe reputacionit të infrastrukturës moderrne.

Në muajin maj, polici i parë robot në botë ju bashkua radhëve të policisë së Dubait, i pari nga shumë policë robotë që parashikohen të përbëjnë një të katërtën e gjithë forcës policore të Emirateve të Bashkuara Arabe deri në vitin 2030./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne