Në grevë urie edhe 200 të burgosur tjerë palestinezë

Grevën e urisë e kanë filluar edhe 200 të burgosur të tjerë palestinezë për të protestuar kundër kushteve të këqija në burgjet izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të bërë nga Komiteti për Shtyp për ndjekjen e grevës së urisë të të burgosurve palestinezë, bëhet e ditur se edhe 200 të burgosur të tjerë palestinezë në burgje të ndryshme të Izraelit kanë vendosur të nisin grevën e urisë.

Në deklaratë thuhet se 200 të burgosur në burgjet izraelite Nefha, Rimon dhe Ishil kanë marrë vendimin të marrin pjesë në grevën e urisë pasi administrata e burgjeve të Izraelit nuk është përgjigjur në kërkesat e të burgosurve palestinezë.

Greva e urisë në ditën e 35-të

Ndër të tjera bëhet e ditur se më shumë se 1.500 të burgosur palestinezë ndodhen në ditën e 35-të të grevës së urisë të cilën e nisën më 17 prill për “përmirësimin e kushteve për të burgosurit si dhe që Izraeli t’u japë fund arrestimeve dhe shkeljeve të të drejtave” dhe me thirrjen nga Mervan Bergusi i cili ndodhet prej 15 vitesh i burgosur dhe i cili është një prej simboleve të rezistencës palestineze.

Të burgosurit palesntinezë me këtë përpiqen që të “ushtrohet presion mbi qeverinë e Tel Avivit dhe zëri i tyre të dëgjohet”. Ndaj kësaj greve krahas Hamasit dhe lëvizjes Xhihadi Islamik mbështetje japin edhe të gjitha lëvizjet e tjera palestineze.

Sipas raportit të përgatitur nga institucionet, përfshirë edhe Shoqatën e të Burgosurve Palestinezë, theksohet se në burgjet izraelite ndodhen afërsisht 7 mijë plaestinezë nga të cilët 481 në Jerusalemin Lindor ku 57 prej tyre janë gra dhe 300 fëmijë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne