Në horizont duket një luftë e ardhshme kurde – Turqia dhe Siria nuk do të lejojnë kurrë krijimin e një mini-shteti

Nga Robert Fisk

Kolonel Thomas Veale ka pasur detyrën e padiskutueshme të shpalljes së përpjekjes së parë zyrtare perëndimore për ndarjen e Sirisë në linja të veçanta etnike ose sektare. Pavarësisht faktit nëse ai është i vetëdijshëm apo jo në lidhje implikimet që ka sjellë deklaratae tij të jashtëzakonshme disa ditë më parë, kolonel Veale – një i diplomuar nëUniversitetin i Kansasit dhe pranë Akademisë Ushtarake të SHBA-së, i cili gëzon edhe titullin “Drejtori i Marrëdhënieve Publike në Task Forcën e Bashkuar të Përbashkët, Zgjidhje e pandërprerë operacionale” – u tregua shumë i hapur ndaj idesë për krijimin e një force tjetër të re dhe kryesisht të përbërë nga kurdët, e cila në teori do të mund tëkontrollojë dhjetëra mijëra kilometra katrorë të Sirisë. Anëtarët arabë të së njëjtës “Forca të Sigurisë Kufitare” të përbërë prej 30,000 trupash do të mbikëqyrin kontrollin fizik në jug përgjatë luginës së lumit Eufrat.

Koloneli e mirë është shprehur kështu me fjalët e tij“rekrutimi bëhet në njëmënyrë të këtillë që të mund tëndërtojë një forcë që pasqyron popullsinë që ata i shërbejnë; si në gjini ashtu edhe në përkatësi etnike.” Dhe ja u gjendemi përballë kësaj force. Kurdët do të kujdesen për kurdët, arabët (kryesisht sunnitë, megjithëse nuk përbëjnë një pjesë të konsiderueshme në tëktë forcë) do të udhëheqin pjesët jo-kurde të kësaj enklave të re, e cila në veri do të përzgjatet drejtëpërsëdrejti përgjatë kufirit turk –gjë që konsiston nënjë ftesë për të vazhduar luftën civile, nëse ndonjëherë ka ekzistuar një luftë e këtillë.

Për gjetur vetëm një indikues që vërteton se sa i paqartë është ky vendim i SHBA-së, na duhet vetëm të dëshmojmë aleancën e paprecedentë që ky vendim solli si rezultatmes regjimit sirian – të shqetësuarë për të rifituar çdo metër katrore të territorittë tij që gjatë kësaj periudhe ka qënë nën sulmet e ISIS-it, al-Kaidës dhe veshjeve të ndryshme ushtarake të armatosura nga SHBA-ja dhe Perëndim gjatë shtatë viteve të fundit – dhe Turqisë, e cila gjatë të njëjtës periudhë ka qenë duke bërë përpjekjet e saj për të rrëzuar nga detyra presidentin sirian Bashar al-Assad. Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar se do të “asfiksojë” këtë “ushtri terrori” të re të krijuar nga amerikanët, të cilës i referohet si një forcë kurde e kontrolluarë në mënyrë efektive nga Partia e Punëtorëve Kurdë që konsiderohet “terroriste”, PKK. Qeveria e Asadit e quajti përfshirjen e milicisë së re një “sulm të ashpër”ndaj sovranitetin e Sirisë. Rusia paralajmëroi për ndarjen.

Për fatin e keq të kolonel Veale-it, Turqia ka të drejtë të dyshojë se është PKK-ja që po kontrollon luftëtarët lokalë kurdë, Assad është ligjërisht i saktë në identifikimin e “Forcës së Sigurisë Kufitare” si një sulm kundrejt sovranitetit të Sirisë – kushdo që e kontrollon vetë shtetin e tij–si dhe Rusia nuk është aspak e huaj në ndarjen e Ukrainës, e di se si t’iidentifikojëlëvizje të ngjashme ndërhyrëse të SHBA-së. Origjina e krijimit të kësaj force daton që në fillimine luftës, kur autoritetet e Damaskut inkurajuan “Njësitë e Mbrojtjes së Popullit” kurdë për të kundërshtuar ISIS-in, al-Kaidën (dhe më vonë edhe Nusrah) si dhe grupeve të tjera xhihadiste që po përpiqeshin të kapnin shteti sirian. Ushtria siriane i dorëzoi mijëra armë YPG-së për të mbrojtur veten. Në ditët e para, vetë Assadi lavdëroi kurdët për rezistencën që treguan kundrejt forcave “terroriste” të ISIS-it dhe al-Kaidës.

Pak më shumë se tre vjet më parë, pata mundësinë të kaloja një javë duke folur me të dy trupat edhe trupat siriane në kufirin turk në Qamishli dhe me “aleatët” e tyre kurdë – siç pretendohej se duhet të ishin – më tej në lindje të vendit. Kurdët, si gjithmonë, shprehën dëshirën për një enklavë “federale” në veri të vendit dhe u betuan se nuk do të harronin kurrë torturat që kishin vuajtur në duart e regjimit sirian. Ushtria siriane këmbënguli se ata “kurrë dhe asnjëherë” do t’ia dorëzonin territorin e tyre kurdëve. Megjithatë, më vonë erdhi vendimi amerikan për të shkatërruar ISIS-in, rrethimin e Mosulit në Irak dhe, brenda Sirisë, sulmin në bastionin e ISIS-it të vendosur nëRakka.

Më pas, Uashingtoni krijoi milicinë e parë anti-ISIS dhe anti-Assad, të cilën e quajti “Forcat Mbrojtëse të Sirisë”. Ashtu si të gjitha grupet e llojit të këtillë, edhe kjo forcë nuk ishte as etnikisht “siriane”–dhe duke qënë se ishte kryesisht e përbërë nga kurdë –nuk ishte e interesuar të “mbronte” Sirinë si një shtet. Dhe pa mbrojtjen ajrore që mund t’i mundësonte SHBA-ja, nuk kishte asnjë “fuqi”. Brenda disa orësh, u shfaq akronimi “SDF” dhe shumë shpejt mediat nuk po i vendosnin më as thonjëza rreth këtij akronimi, duke i dhënë kësaj force një ligjshmëri të çiltër. Ajo shpejt u shndërrua në “SDF-në e mbështetur nga SHBA-ja”, luftuan me guxim në jug, dhe më në fund morën Rakkan, një qytet të madh sirian, tetorin e vitit që lamë pas.

Megjithatë, nga ana tjetër ushtria e qeverisë siriane ishte vetëm 12 milje në anën tjetër të Rakkës dhe kishte ngritur tashmë një qendër koordinimi në një fshat me lagështi dhe me baltë afër Eufratit, në të cilin oficerë të ushtrisë siriane, luftëtarë kurdë të armatosur nga amerikanët dhe një forcë ajrore koloneleruse mblidheshin rregullisht me njëra-tjetrën. Pata rastin t’i takoja–ishin të gjithë së bashku – në selinë e tyre vetëm para pak kohës para rimarrjes së Rakkës. Autoritetet siriane tashmë po riinstalonin një qeveri lokale (mbështetëse të Assadit) për Rakkën në fushat në perëndim të qytetit, me pretekstin se ishin duke bërë punime për rregullimin e sistemit të kthimit të energjisë elektrike nga rrjeti sirian, pensionet për të moshuarit dhe riparimin e kanalizimit dhe objekteve të tjera. Me fjalë të tjera, Siria do të mbajë sovranitetin e saj mbi Rakkan, megjithatë shumë kurdë të armatosur nga amerikanët kishin pushtuar rrugët e saj.

Rajoni është, natyrisht, i banuar nga shumë palëtë tjera; nga myslimanët sunitë, të krishterët cirkasianë dhe armenët, nga turkmenët dhe madje edhe çeçenët. Prandaj premtimi i kolonel Veale për të bërë të mundur që kontrolli i ardhshëm i zonës do të bëhej duke marrë parasysh ndarjen nga përbërja etnike – që do të thotë ndarje sektare. Sektare. Sidoqoftë, “Forcat Demokratike të Sirisë” e kishin tejkaluar qartë dobinë e tyre. Duke luajtur rolin e ushtarëve të këmbësorisë së Amerikës, ata duhej të rimishëroheshin tashmë me një titull tjetër të dyshimtë, këtë herë e ndryshuan dhe u paraqitën si “Forcat e Sigurisë Kufitare”–një ndryshim që së shpejti, pa dyshim, do të marrë shpërblimin e zakonshëm medial të një akronimi që nuk ka nevojë për thonjza– pjesë të Sirisë larg nga kufiri me Turqinë, të cilat nuk munden (dhe nuk do të) të garantojnë “sigurinë” e Turqisë dhe që, sikur forca e mëparshme që mbante të njëjtin emër“SDF”, do të jenë plotësisht të varur për “fuqinë” e saj ndaj armëve amerikane, furnizimeve me municionë, pajisjeve, mbrojtje ajrore si dhe nëse do të shihet e nevojshme, edhe sulme ajrore.

Të jeni të sigurtë se si zakonisht, që kurdët do të tradhtohen. “Forca” e re do të ekzistojë për aq kohë sa amerikanët mendojnë se është e nevojshme të ekzistojë; dhe më pas kurdët do të lihet në mëshirën e sirianëve dhe turqve ndërkohë që tëqë të dyja këto palëi konsiderojnë ata si një kërcënim për hegjemoninë e tyre. Të dy, edhe Erdoganiedhe Assadi i kanë konsideruar prej kohësh tashmëndonjë prej armiqve të shteteve të tyre si “terroristë”– një fjalë e rrezikshme, etimologjia e së cilës kthehet deri në kohën e Rusisë Cariste dhe Luftës së Dytë Botërore, megjithatë, për ngritjen e tyre nevojiteshin amerikanët dhe gazetarët e botës për t’u kurorëzouar– dhe kurdët, derisa të shërohen në mesin e tyr, do të trajtohen si të këtillë si nga Ankaraja ashtu edhe dhe Damasku. Siria nuk mund të pranojë një mini-shtet kurd në territorin e saj dhe Turqia nuk mund të tolerojë një mini shtet kurd në kufirin e saj jugor, sado laik, liberal dhe socialist që pretendon të jetë (jo pa arsye).

Sigurisht, “BDF” ende ka vetëm 230 milicitë nën kontrollin esaj dhe që po i trajnon; pjesa tjetër me 29,770 antarë do ta ndjekë më vonë, nëse duhet të besohet ajo që thotë kolonel Veale. Dhe ndërsa këta luftëtarë janë duke u përgatitur për të transferuar besnikërinë e tyre nga një grup i armatosur proamerikan në një tjetër, Erdogani dhe Assad – së bashku edhe me z. Putin – do të kenë interes të përbashkët për të diskutuar: shkatërrimin e ambicjeve politike amerikane në Siri.

Burimi : Independent/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne