Në Jeruzalem, ndeshet ekipi Trump vs realiteti

nga Kathleen Parker.

Ditët e kaluara kanë prodhuar një mësim për disonancën kognitive dhe duelin e realiteteve.

E hëna filloi javën me një shkundje në Jerusalem, ku Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli festuan lëvizjen e Ambasadës së SHBA nga Tel Avivi. Shikuesit e televizioneve anembanë botës panë se zyrtarët e dy kombeve që u mblodhën brenda një tende të bardhë të madhe – një flluskë metaforike që dukej se i mbronte ata nga tragjedia që shpërtheu 50 milje larg në Gaza.

Atje, ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj protestuesve palestinezë, duke vrarë të paktën pesë duzina të tyre dhe duke plagosur mijëra të tjerë.

Në kontrast të thellë me masakrën, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ishte pothuajse mendjelehtë ndërsa përmende justifikime historike për zhvendosjen e ambasadës – prej Abrahamit dhe Mbretit Solomon në Zakarinë, i cili 2.500 vjet më parë e shpalli Jerusalemin «Qytetin e së Vërtetës». Benjamin Netanjahu ishte i papërmbajtshëm në lavdërimin e tij ndaj Presidentit Trump që kishte “guximin për të mbajtur premtimet e tij”, gjë e cila doli të ishte kryefjala e pikave të bisedave të Shtëpisë së Bardhë më pas.

Edhe pse dikush mund të kishte shijuar lakminë e kuptueshme të Netanjahut dhe fjalimin prekës të Jared Kushner për të vërtetën, idealizmin perëndimor dhe ndjekjen e paqes, kishte diçka të çuditshme në stilin e “Baghdad Bob” për tërë këtë prodhim.

Ju kujtohet ai. Ai ishte zëdhënës i qeverisë irakiane gjatë pushtimit të udhëhequr nga SHBA, i cili këmbënguli në kamerat televizive se gjithçka ishte në rregull në Bagdad, pasi tanket amerikane hynë në qytet. Dikush më të mendoj nëse sekretarja e ardhshme e shtypit të Trump Sarah Huckabee Sanders, atëherë një studente në Universitetin Baptist Ouachita në Arkadelphia, Arkansas, pa Bobin në TV dhe mendoi për veten: Pse, po, ai ka të drejtë. Gjithçka më duket  mirë mua.

Kushner, detyra e të cilit si këshilltar është të sigurojë paqen në Lindjen e Mesme, vuri në dukje në vërejtjet e tij se protestuesit palestinezë ishin “pjesë e problemit”, një analizë e paraqitur nga ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley të nesërmen. Gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit, Haley hodhi poshtë protestat si të shkaktuara nga Hamasi dhe tha se ata nuk kishin të bënin me zhvendosjen e ambasadës.

Dikush mund ta thotë këtë.

Dikush mund të thotë se hëna është e butë dhe e mirë me grurë. Ose që personi që ftoi pastorin e Dallas dhe kontribuuesin e Fox News Robert Jeffress në Jeruzalem për të udhëhequr një lutje ishte një gjeni. (Jeffress ka thënë se Islami, Hinduizmi, Judaizmi dhe Kisha Katolike janë krejtësisht kulte satanike.)

Një mund të thotë më tej se nuk kishte njeri më të mirë për të udhëhequr një lutje të dytë se Pastor John Hagee, i cili, ju do të kujtoheni, fajësoi homoseksualët për uraganin Katrina. Ai gjithashtu ka thënë se Hitleri ishte një “gjahtar” për Perëndinë dhe se hebrenjtë do të shpëtohen gjatë Ardhjes së Dytë të Krishtit, e cila pritet të ndodhë, merreni me mend se ku. . . në Jerusalem.

Surpriza nuk është që palestinezët protestuan, por që izraelitët nuk bënë diçka të tillë.

Duke pasur parasysh se Trump dhe hordhitë u bënë papritmas të dashuruar me të vërtetën, le të qëndrojmë në të. Zhvendosja e Ambasadës së Sh.BA-së nga Tel Avivi ka të bëjë gjithçka me protestat palestineze. Akuza ndaj Hamasit për organizimin e protestave është sikur fajëson republikanët për zgjedhjen e Trump. A ka menduar dikush se nuk do të kishte protesta kundër një lëvizjeje që në thelb përfundon procesin bilateral të paqes?

Lëvizja e ambasadës mund të ketë qenë gjëja e duhur për të bërë – ose ndoshta në asnjë moment nuk do të ishte e drejtë – por ne nuk duhet ta mashtrojmë veten. Ambasada u zhvendos për shkak se i shërbente Trump. Si e dimë këtë? Sepse çdo gjë që Trump bën është për Trump.

Ai promovoi markën e tij të ashpër duke treguar se e mban fjalën e tij dhe duke paralajmëruar Iranin se ai i merr gjërat seriozisht. Ai konsolidoi mbështetjen e hebrenjve dhe të krishterëve evangjelistë të SHBA-së, duke stabilizuar bazën e tij dhe duke rritur gjasat e rizgjedhjes së tij. Më e rëndësishmja, ndoshta, ai e dalloi veten nga paraardhësi i tij, Barack Obama, i cili vazhdon të jetë nën lëkurën e këtij presidenti.

Nëse Trump shpresonte të zgjeronte më tej shanset e tij për një Çmim Nobël për Paqen, të cilin Obama pranoi ndërsa mezi foli në mënyrë elokuente për paqen, atëherë sulmi izraelit në Gaza ishte pa dyshim i padobishëm. Pastaj përsëri, “dëmet kolaterale” nuk ishin faji i Trump, ai do të thoshte vetës. Sepse ai nuk ishte atje.

Nuk do të ishte befasi nëse Trump, në një periudhë të disonancës kognitive, do të besonte se palestinezët do të qetësohen për pak ditë dhe paqja do të vendoset mbi luginën, e cila tingëllon shumë si lulet dhe karamelet që forcave amerikane iu ishte thonë të prisnin nga irakianët e çliruar pas “tronditjes dhe frikësimit”. Më kujtoni se si funksionoi kjo./The Washington Post

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne