“Ne jo vetëm që jemi të gatshëm për çdo konflikt në rajon, por jemi të gatshëm edhe për një luftë kundër aleatit kryesor amerikan në rajon, Izraelit”

Hasan Sivri ka zhvilluar një bisedë me Kryetarin e Institutit Kërkimor të Sigurisë dhe Strategjisë, Enes Nakkash në lidhje me rëndësinë e rrëzimit të avionit izraelit F-16 si dhe kërkimin e Turqisë për aksin e saj.

 

Pavarësisht gjithçkaje, Siria vazhdon të përforcohet, pritshmëritë dhe përllogaritjet e Izraelit nuk u përmbushën

Hasan Sivri: Le ta fillojmë bisedën tonë me diskutimin në lidhje me avionin F-16 izraelit që u rrëzua nga Siria. Pas rrëzimit të këtij avioni, shumë palë të ndryshme si ianianët, libanezët, sirianët, palestinezët po kështu edhe izraelitët janë shprehur se data e rrëzimit të këtij avioni përbën një ngjarje historike dhe do të mbahet mend si një pikë kthese. Nuk janë të pakët edhe ata që mendojnë se një ngjarje e këtillë do të ndryshojë balancat. Cila është rëndësia e kësaj ngjarjeje?

Enis Nakkash: Pika e parë konsiton në: pas çdo gjëje që ndodh dhe bëhet në Siri qëndron qëllimi që ta detyrojnë Sirinë që të ndryshojë pozicionin e saj dhe nga njëri aks ku është pozicionuar të kalojë në aksin tjetër. Pra, kërkohet që të ndahet nga Aksi i Rezistencës dhe të bëhet një aleate e Amerikës. Rrëzimi i avionit tregon se pavarësisht gjithë ngjarjeve që kanë ndodhur, pozicioni i Sirisë kundrejt Izraelit nuk ka ndryshuar.

Pika e dytë konsiston në: Aftësia për të rrëzuar avionin tregon se sistemet ajrore të Sirisë e kanë rifituar aftësinë e tyre. Sepse gjatë luftës, një pjesë e konsiderueshme e sistemeve ajrore mbrojtëse të Sirisë ishin bërë jo-funksionale për shkak të sulmeve të militantëve. Militantët nuk kishin asnjë qëllim për këto sulme. Përse militantët që duan të rrëzojnë regjimin dhe të bëjnë revolucion duhet të duan të shkatërrojnë sistemin mbrojtës ajror të shtetit të tyre? Sistemet ajrore mbrojtëse shërbejnë për të mbrojtur vendin. Sistemet ajrore mbrojtëse nuk mund të shërbejnë kurrësesi si një mjet në duar e militantëve kundër regjimit si kërcënim për rrëzimin e këtij regjimi.Sistemet ajrore mbrojtëse nuk janë as mjete policore. Megjithatë, këta militantë kanë ndërmarrë aktivitete të këtilla që kishin për synim sulmimin e këtyre sistemeve ajrore mbrojtëse. Një pjesë e konsiderueshme e sistemeve ajrore mbrojtëse ishte dëmtuar dhe ishte paralizuar. Rrëzimi i avionit ka vërtetuar se këto sisteme ajrore mbrojtëse janë vënë në punë dhe janë funksionale çfarë provon se kanë aftësinë të përballojnë çfarëdolloj sulmi ajëror.

Pika e tretë konsiston në: Shumë palë ishin të mendimit se për shkak të intensitetit të fronteve të luftës dhe të konflikteve të shumta, Siria dhe aleatët e saj do të ishin të pafuqishme për të pasur mundësi t’i kundërpërgjigjjet sulmeve të Izraelit. Përkundrazi, duke rrëzuar avionin në Siri, Aksi i Rezistencës vërtetoi se në fakt është i gatshëm të përballojë çdo sulm të mundshëm. Kështu ka arritur të përmbushë tre objektiva kryesore. Që në këtë moment, Izraeli do të rishohë përllogaritjet që ka bërë. Pritshmëritë, shpresat dhe përllogaritjet nuk i dolën siç kishte parashikuar. Aktualisht kemi një përplasje të vërtetë. Kjo përplasje mund të marrë forma të ndryshme. Ushtria siriane vazhdon që ta rindërtojë hap pas hapi vetveten. Entuziazmin e mban të lartë. Siria mund të marrë edhe rolin e shtetit “që i kall datën” Izraelit. Kjo gjë do t’i mundësojë Sirisë që të mos mbetet thjesht një qeveri qëështë e përfshirë në këtë luftë të brendshme, po mund të shndërrohet në një Siri me një qeveri që ka një rol në rajon dhe lufton në një pozicion kundër Izraelit.

Hasan Sivri: Pas rrëzimit të avionit izraelit, Lëvizja Popullore Tuniziane ka bërë një deklaratë ku është shprehur se “Aktualisht Ushtria Siriane Arabe po përfaqëson arabët në luftën kundër Izraelit.” Si u interpretoni deklarata të këtilla tëLëvizjes Popullore Tuniziane dhe deklarata të ngjashme nga organizata të ndryshme?

Enis Nakkash: Ky është një vëzhgim i goditur. Aktualisht nuk ka asnjë ushtri zyrtare arabe që të jetë në konflikt me Izraelin. Shtetet arabe që rrethojnë Izraelin si Egjipti dhe Jordania janë në paqe me Izraelin. Regjimet arabe të gjirit nuk kanë qënë asnjëherë në situatë konfliktuale me Izraelin, ndërkohë që aktualisht janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve. Iraku, që njëherë e një kohë ishte në konflikt me Izraelin, aktualisht është shumë i zënë me çështjet e vet të brendshme. Për këto arsye, aktualisht nuk ekziston asnjë shtet tjetër përveç Sirisë që të jetë në konflikt ushtarak me Izraelin. Vëzhgimi që ka bërëLëvizja Popullore Tunizianeështë i goditur.

Aktualisht shohim se Rusia po luan një rol shumë të rëndësishme në vendimarrjen e Sirisë përsa i përket çështjeve të politikës së jashtme. Pas rrëzimit të avionit, nediat që gjenden më afër Aksit të Rezistencës kanë hedhur pretendimin e ka qënë vendimi i Aksit të Rezistencës për rrëzimin e avionit. Cili ka qënë roli i Rusisë në këtë rast? A do të dalë Rusia përpara këtij konflikti për ta parandaluar atë duke kërkuar armëpushim, apo do të mbështesë Aksin e Rezistencës që të koordinohet me palestinezët dhe të shtrihet deri në territoret palestineze.

Rusia nuk është pjesë e Aksit të Rezistencës. Në këtë aks marrin pjesë Irani, Siria, Hizbullahu si dhe organizata të tjera palestineze. Megjithatë, Rusia nuk është kundër Aksit të Rezistencës.  Sepse lufta në thelb e këtij aksi është kundër Izraelit, kështu që fuqizimi i tij do të thotë dobësim i ndikueshmërisë së Amerikës në këtë rajon. Izraeli është aleati kryesor i SHBA-së. Dobësimi i Izraelit do të thotë  edhe dobësimi i strategjisë amerikane në rajon. Ndërkohë që Aksi i Rezistencës është edhe aleat e Rusisë në ruajtjen e stablitetit të zonës ku gjendet organizata terroriste të cilat vënë në rrezik sigurinë e Rusisë. Rusia e dëshiron fuqizimin e këtij aksi. Mund të ekzistojnë mosmarrëveshje të vogla mes Rusisë dhe këtij aksi, megjithatë parë nga këndvështrimi strategjik janë bashkëpunuesë.

Për t’iu rikthyer konfliktit me Izraelin, nuk është një sekret që Netenyahu ka fluturuar më shumë se njëherë drejt Moskës dhe ka kërkuar ndihmën e Putinit. I ka kërkuar ndihmë kundër Rusisë dhe kundër Iranit. Dhe pas çdo vizite të tij, Netenyahuështë kthyer me duart bosh. Rusia nuk i është shprehur kurrë Netenyahut se “Do të bashkëpunojmë me ty dhe do të ushtrojmë presion kundrejt Sirisë dhe Iranit.” Pas çdo takimi Rusia ka dhënë mesazhin se “Nuk më intereson një gjë e këtillë, unë ndodhem në Siri që ta mbrojë këtë shtet në luftën kundër terroristëve.” Rusia është e vetëdijshme për atë qëështë duke bërë, duke marrë parasysh se ndërkohë që e ka asistuar Sirinë në restaurimin e sistemeve mbrojtësje ajrore, ka ndihmuar edhe në zhvillimin e kapaciteteve dhe të teknologjisë së raketave. Ndërkohë që ka injoruar kërkesat e Netenyahut, Rusia e ka ndihmuar Sirinë deri në pikën që të mbrojë vetveten dhe të mund të rrëzojë avionin izraelit. Sepse ndërkohë që e ndihmon Sirinë në mënyrë aktive në luftën kundër terroristëve, në të njëjtën kohë qëndron neutrale kundrejt veprimeve izzraelite, do të thotë që Rusia nuk ka bërë asgjë. Rusia është këmbëngulëse në vaktin se qeveria siriane duhet të vazhdojë të ekzistojë dhe të rezistojë në mënyrë të fuqishme,

Rusia për SHBA-në: “ISIS-i u shkatërrua, largohu nga Siria” / Irani: “Jemi të aftë ta nxjerrim SHBA-në nga rajoni”

Hasan Sivri: Ekziston një tendencë për të ulur sa më shumë tensonet e ndezura mes Rusisë dhe SHBA-së dhe arritjes së një marrëveshjeje mes palëve që zgjaten në gjithë luginat e lumit Eufrat. Kontrolli i Eufratit lindor është në kontrollin e SHBA-së ndërkohë që kontrolli i pjesës perëndimore i përket Rusisë. Iranianët, prezencën e amerikanëve e shohin si një akt pushtim. Pavarësisht se edhe rusët kanë bërë deklarata të ngjashme, ekzistojnë pretendime se iranianët dhe rusët kanë arritur deri në një pikë të konfliktit mes tyre duke qënë se kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë çështje dhe Rusia është e mendimit se mund të arrijë në një marrëveshje me SHBA-në. Grupet e armatosura të mbështetura nga Iranit si dhe Irani vetë duket se kanë marrë në mënyrë të drejtpërdrejtënë objektivë SHBA-në.

Enis Nakkash: Jo nuk është kështu. Ka një problematikë SHBA-ja dhe Rusia nuk janë marrë vesh për ndarjen e rajonit përsa i përket “Interesave të Sirisë” por përsa i përket “Luftës kundër ISIS-it.” ka një dallim të madh mes këtyre dy koncepteve. U morrën vesh që të dyja do të luftojnë kundër ISIS-it dhe e ndanë rajonn për të arritur një gjë të këtillë. Rajoni nuk u nda duke u mbështetur në ndarjen e ndikueshmërisë. Kjo do të thotë se: Në momentin që përfundoi lufta kundër ISIS-it, rusët filluan t’i pyesnin amerikanët “Çfarë bëni këtu, lufta me ISIS-in ka përfunduar.” Aktualisht, amerikanët po e vazhdojnë prezencën e tyre ushtarake në Siri duke ruajtur një pjesë ekzistuese të ISIS-it pët t’u justifikuar. Aktualisht, sirianët e kanë mundësinë që ta dëbojnë ISIS-in nga ai terren shumë i vogël në të cilën është vendosur. Rusët e pyesin SHBA-në “Çfarë po bën akoma në rajon”. Koordinimin mes Rusisë dhe SHBAsë e munësonte ekzistenca e ISIS-it. Aktualisht, ISIS-i mori fund, thonë që vërtetë ka marrë fund.  Për këtë arsye, aktualisht ekziston një diferencë e madhe mes ndarjes së zonave të ndikueshmërisë dhe të luftës kundër ISIS-it. Tashmë Rusia dhe iranianët kanë filluar të shprehen se “Prezenca e SHBA-sëështë e jashtëligjshme.”

Është thënë edhe më shumë se kaq nga përfaqësuesit e tyre. Siria, duke përfshirë edhe emrin e Hizbullahut Libanez është shprehur se së pashku me aleatët e saj i kanë kapacitetet e nevojshme për të dëbuar SHBA-në nga gjithë rajoni. Pikë së pari ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë. Së dyti kjo është një politikë që mund të ndiqet dhe që i ka kapacitetet të vihet në jetë.

Avionët e SHBA-së kanë goditur disa baza të ushtrisë siriane gjatë këtyre javëve. Një javë përpara këtyre ngjarjeve u rrëzua avioni izraelit F-16. A është kjo një rastësi?

SHBA-ja i ka goditur këto baza ushtarake të ushtrisë siriane për të dhënë mesazhin për të gjitha forcat që e kërcënojnë se “e keni të ndaluar që të na vërsuleni neve dhe që të na kërcënoni.” Në të njëjtën kohë, SHBA-ja jep edhe mesazhin se janë të gatshëm për një konflikt të mundshëm. Ndërkohë që me rrëzimin e avionit izraelit, Irani, Rusia, Siria dhe Hizbullahu kanë përcjellë mesazhin se “Ne jo vetëm që jemi të gatshëm për çdo konflikt në rajon, por jemi të gatshëm edhe për një luftë kundër aleatit kryesor amerikan në rajon, Izraelit.”

Mos mendoni se 2000 ushtarë në Siri janë të një rëndësie të madhe, ata janë veçse një mesazh. SHBA-ja e kupton dhe është e vetëdijshme për këtë mesazh.

Nga shumica e organizatave palestineze jemi duke dëgjuar gjithnjë pothuajse të njëjtën gjë: Koordinimin e sigurisë dhe përgatitjen. Komitetet e Rezistencës, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës, Fronti Demokratik Popullor për Çlirimin e Palestinës, Xhihadi Islamik, Hamasi dhe të gjithë palestinezët e tjerë kanë zhvilluar takime me kreun e Hizbullahut, Nasrallahun dhe kanë deklaruar se janë të gatshëm. Nga këtu kuptohet se edhe Irani po luan një rol dhe siç kanë lënë të kuptohet këto organizata, gjendet pjesë e një koordinimi të mundshëm në të ardhmen. A do të lejohet një koordinim i këtillë dhe një parapërgatitje e plotë kundër Izraelit?

Kjo gjë ka të bëjë me fuqinë. Në Irak, SHBA-ja ka 250 mijë ushtarë të saj si dhe 250 mijë ushtarë të tjerë me pagesë të ndërlidhur me kompani private, që do të thotë në Irak gjenden gjysmë milioni ushtarë amerikanë. Siria dhe Irani janë përballur me këta pushtuesë dhe kanë luftuar kundër tyre. Ata e dobësuan SHBA-në në Irak dhe e çuan atë drejt dështimit. Për këtë arsye, Aksi i Rezistencës nuk është i detyruar që të marrë leje as nga Amerika dhe as nga ndonjë forcë tjetër ndërkombëtare. Ata do të veprojnë brenda kufinjve të ligjshmërisë. Ata nuk janë duke ndërmarrë asnjë veprim që bie ndesh me ligjet. A e ka dhënë miratimin shteti sirian për prezencën e Iranit në Siri? Po, e ka dhënë. Së dyti, Aksi i Rezistencës zotëron një projekt të ligjshëm në këto territore për të mbrojtur territoret arabe dhe për plotësimin e çlirimit të gjithë territoreve. Ky është një zhvillim që shkon në rrugën e drejtë në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe me objektivat politike të aksit. Ato që ndodhin përtej këtij kuadri nuk janë të rëndësishme. Nëse do të duan të përplasen me SHBA-në, mund të përplasen. Një përplasje e këtillë ka ndodhur edhe në vitet 1983 dhe 1984 dhe ndërkohë që të gjitha ushtritë e NATO-s arritën ta dëbonin SHBA-në nga Libani. Edhe në Irak luftuan kundër SHBA-së dhe arritën ta dëbonin SHBA-në nga Iraku. Edhe në balancat e sotme, në këtë këndvështrim nuk ka ndryshuar asgjë. SHBA-ja kishte menduar se duke shfrytëzuar këto luftra do të mund ta dobësonte Aksin e Rezistencës dhe ta detyronte atë që të ndërpresë mbështetjen ndaj Palestinës. Megjithatë, Aksi i Rezistencës nuk ka hedhur asnjë hap mbrapa dhe nuk ka ndërmend të bëjë një gjë të këtillë.

Ekzistojnë regjime arabe në rajonin e gjirit. Kemi një rajon i cili është duke normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, që e ka futur Hizbullahun në listën e organizatave terroriste dhe që shprehet se lufta e tyre e ardhshme do të jetë kundër Iranit dhe Hizbullahut. Ndërkohë gjithë arabët po e përgëzonin Sirinë për suksesin e arritur, mediat e rajonit qëndronin të heshtura.

Ishin të mërzitur. Nuk është shumë e rëndësishme. Tashmëështë mëse e qartë se Gjiri është duke qëndruar në një pozicion mbi një dërrasë të kalburë. Së dyti, Gjiri për momentin është duke u marrë me luftra të cilat nuk ka mundur t’i fitojë, të këtilla si lufta e Jemenit. Po kështu mund të themi se rajoni është përfshirë në një krizë me Katarin që mund të emërohet si Gjiri kundër Gjirit. Tashmë nuk i kanë kapacitetet që të dalin kundër Aksit të Rezistencës. Ndërkohë, sauditët kanë bërë gjithçka që kishin në dorë për të dobësuar Aksin e Rezistencës në Siri dhe në Irak. Çfarë ndodhi? Aksi i Rezistencës doli edhe më i fortë nga kjo gjë. Ju ka mbetur vetëm një alternativë. Të bashkohen në një front me Izraelin në një luftë të mundshme kundër Izraelit. Një gjë e këtillë do të ishte fundi i sauditëve si nga pikëpamja politike ashtu edhe ushtarake.

A mund sauditët të marrin pjesë në mënyrë aktive për momentin në një luftë?

Kjo gjë duket shumë qartë. Që prej vitit 2006 unë kam qënë i mendimit se do të jenë dy vende arabe që do të hyjnë në një luftë të këtillë. Mund të ndryshojë arsyeja e përfshirjes në një luftë. Mund të marrë role të shumëfishta si mbështetje në shërbimet e inteligjencës, dhe deri në mbështetje në furnizim me armatime të ndryshme. Të gjitha këto konsistojnë në përfshirje aktive në një luftë. Megjithatë aktivitete të këtilla nuk mund t’i çojnë ushtarët arabë deri në pikën sa të zbresin në terren.

Bashkëpunimi i Forcave Demokratike Siriane me SHBA-në ishte gabimi më i madh i kurdëve

Në Siri ekzistojnë shumë fronte. Pavarësisht se ushtria siriane kontrollon pjesën më të madhe të territoreve të vendit, në vend ekzistojnë 50 mijë trupa të Forcave Demokratike Siriane (FDS) të kontrolluarë prej SHBA-së si dhe kurdë. Për më tepër, po zhvillohen edhe dy operacione nga ana e Turqisë në rajone të ndryshme në pjesën veriore të Sirisë. Kemi parë se herë pas here, SHBA-ja ka zhvilluar sulme të ndryshme ajërore kundrejt ushtrisë siriane për të mbështetur organizatat e armatosura që ndodhen në Idlib. Ndërkohë për momentin kemi edhe zhvillime të proceseve politike. Në Soçi dhe Gjenevë. Damasku, që aktualisht po merr përgëzime nga e gjithë bota arabe a do të mund të dalë i gjallë nga gjithë kjo krizë? A do të mund të qëndrojë i fortë, apo do të dobësohet dhe të mbetet një qeveri e ndërvarur?

Fillimisht duhet thënë se projekti për rrëzimin e qeverisë aktuale të Sirisë tashmë ka mbetur në të shkuarën. Konflikti nga tani e tutje është se cili do të jetë niveli i fuqishmërisë që kësaj qeverie që ende ekziston. Pyetja është ashtu siç e keni ngritur ju, a do të qëndrojë e fortë siç është tani apo do të dobësohet. Ne do të vazhdojmë në rrugën tonë që të korrim fitore. Shohim se tashmë jo më Siria, përkundrazi shtetet që kanë qënë kundër Sirisë janë ato që kanë mbetur pa rrugëdalje. Fillimisht në krye dhe thelb të lojës qëndronte Katari. Në ,cfarë situate është sot? Aktualisht po diskutohet nëse Katari i ka më aftësitë për të mbrojtur veten e tij apo ka arritur deri në pikën sa nuk mundet më. Një tjetër shtet që luante rol të rëndësishëm në këtë lojë ka qënë Turqia. Aktualisht gjendet përballë një problematike të jashtme dhe nuk mund të thuhet se brenda vendit është duke përjetuar ndonjë situatë qetësije. Në të ardhen problemi kryesor do të jetë problemi ekonomik. Nëse tensioni aktual vazhdon edhe më tej në rajon edhe sa më shumë mund të durojë Turqia me ekonominë e saj ndërkohë që në rajon në vend të tregtisë, eksport, trasportit dhe ndërtimit do të ketë luftra të vazhdueshme? Për këtë arsye, shohim se të gjtiha shtetet që kanë qënë kundër Sirisë, aktualisht janë duke pasur probleme. Siria e ka mbajtur pa ndërprerje qëndrim e saj të vendosur, i ka shtuar aleatët e saj dhe ka zgjeruar edhe fuqinë. Një tjetër gjë që tërheq vëmendjen është se pavarësisht luftës së vazhdueshme, kemi një Ushtri Siriane që sa vjen dhe po fuqizohet. Aleanca Iran-Rusi-Siri me anë të eksperiencës që patën gjatë luftës në Siri kanë arritur të kuptojnë fuqinë dhe kapacitetet që kanë. Të gjitha këto zhvillime janë pozitive nga këndvështrimi i Sirisë dhe i shtojnë asaj fuqinë.

Më së fundmi ngelet problemi i Forcave Demokratike Siriane që shihet si gabimi më i madh i kurdëve. Kanë marr një riskt të këtillë që po lëvizin kundër Sirisë duke bashkëpunuar me një fuqi të huaj. Për mendim gjëja më e mirë që mund të bëjnëështë që një orë e më përpara të hyjnë në dialog me bisedime me qeverinë siriane për të kërkuar të drejtat e tyre, qofshin këto të drejta për pavarësi, apo për autonomi dhe të arrijnë në një kompromis të përbashkët dhe të gjitha këto kërkesa duhet të bëhen për gjithë kombësitë brenda Sirisë.

A është aktualisht e mundur që të bëhet një dialog apo bisedime të këtilla?

Nëse vendoset që të shkëputen nga SHBA-ja dhe ndikueshmëria e saj.

Ka zëra që bëjnë me dije se kurdët janë duke marrë ndihmë në Afrin? (Shënim: Reportazhi është zhvilluar përpara marrëveshjes mes ushtrisë siriane dhe YPG-së)

Po është e vërtetë, edhe unë kam informacione se përtej ndihmës humanitare dhe mjeksore, kurdët kanë marrë ndihmë ushtarake nga Irani dhe Siria. Sigurisht që këto ndihma jepen me kushtin që kurdët të shkëputen nga SHBA-ja dhe të kthehen në rrugën e duhur. Në të kundërt, nëse kurdët bashkëveprojnë me SHBA-në e cila kërcënon Sirinë dhe bombardon ushtrinë siriane përballë do të gjejë aksin e rezistencs. Në të njëjtën kohë, edhe rusët nuk do të lejojnë që kurdët të bëhen tërësisht vegël e SHBA-së në rajon. Në mendimin tim, interesi më i mirë për kurdët aktualisht është që: të bashkëveprojë me Rusinë, Sirinë dhe Iranin dhe të shkëputet nga aksi amerikan pikërisht tani që ka momentin më të përshtatshëm për t’u shkëputur.

Aktualisht, të gjithë zyrtarët kurdë po akuzonë Rusinë për ngjarjet në Afrin dhe kanë vënë Rusinë në objektivën e tyre.

Ky nuk është një këndvështrim i thelluar, është thjesht një pikëppamje e përciptë dhe sipërfaqësore. Rusia i dha dritën jeshile Erdaoganit vetëm pasi të gjitha tentativat në takimet me kurdët kishin dështuar. Rusia dhe Damasku kanë zhvilluar takime të tejzgjatura me kurdët në lidhje me Afrinin që ta dorëzonin qytetin, megjithatë kurdët refuzuan. Përtej kësaj ekziston edhe një këndvështrim i dytë dhe i rëndësishëm. Aktualisht Turqia nuk ka kapacitetin të dalë e vetme nga ky operacion që ndërmori. Turqia ka nevojë për Damaskun dhe Rusinë. Në të ardhmen e afërt do të shohim edhe realizimin e kësaj gjëje.

Megjithatë, deri më tani Ankaraja në nivelet e saj më të larta vazhdon të shprehet se Assadi, pikërisht presidenti i Sirisë është terroriste dhe se shteti sirian ka bërë terrorizëm shtetror në Idlib. Gjatë pranimit të një delegacioni të palës tjetër, Assadi është shprehur se “I kemi refuzuar të gjitha përpjekjet e Ankarasë për bisedime përsa i përket çështjes së Afrinit.” Ndërkohë që Rusia e ka dhënë miratimin e saj për operacionin e Afrinit, përsa Siria vazhdon të jetë kundër.

Ekziston një diferencë e madhe. Sirianët kanë detyrimin të mbrojnë sovranitetin e vendit të tyre. Ndërkohë që rusët nuk kanë asnjë detyrim kundrejt sovranitetit të këtij shteti, megjithatë e mbëshhtetet sovranitetin e Sirisë. Në këtë gjë ekziston një dalim. Putini, duke qënë se ska të njëjtat detyre ka mundësinë që të realizojë manavra të ndryshe. Ndërkohë, nëse Assadi del përballë çdo force të jashtme që nuk e ka aleate “ejani dhe godisni cilën pjesë që ju interedon” do të thotë t’i lërë në dorë armikut sovranitetin e vendit. Për këtë arsye, sirianët janë të detyruar që në situata të këtilla ta refuzojmë.

Çfarë mendimi kanë iranianët?

Iranianët mbajnë pozicionin që mban Damasku. Janë të vetëdijshëm se palët do të arrinin në një marrëveshje që të mos rrëzohet Afrini. Iranianët nuk dëshirojnë që Afrini të bie në kontrollin e turqve. Për këtë arsye detyrimin për të zgjidhur këtë problem e kanë kurdët. Duhet t’ia kalojnë qytetin shtetit sirian dhe sovranitetit të tij.

Kurdët mendojnë se kanë arritur që të dalin kundër vetes dhe të shkuarës së tyre historike me arritjen e këtij komploti. Ata mendojnë se kërcënimet e Turqisë për marrjen nën kontroll rë qytetit jan në fakt një kartë e pranimit të kësaj gjëje nga Rusia dhe nga Damasku.

Unë mendoj se ky është një këndvështrim i gabuar. Ajo qëështë në interesat e tyre është të kalojnë një proces të gjatë politik për arritjen e të drejtave të tyre dhe duhet të kërkojnë të drejtën e autonomisë gjërësisht ku ka kurd në territorin sirian. Në një situatë të këtillë dalin të fituar edhe arabët ehe kurdët. Megjithatë, nëse do të përpiqen ta paraqesin veten si një fuqi ushtarake, atëherë është e destinuar të dështojnë si Peshmerget e Kurdisatnit të Irakut. Nëse mendojnë se mund të ekzistojnë brenda kufinjve të Sirisë si një forcë ushtarake përveç vetë ushtrisë siriane, një gjë e këtillë do të dështojë në Siri. Sepse, një gjë të këtillë Siria do ta shhë si një lëvizje që vë në rrezik sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Kurdët duhet ta kuptojnë se do të refuzohen nga Damasku dhe aleatët e tij nëse tentojnë të paraqiten si forcë ushtarake. Ndërkohë që edhe vetë kurdët shprehen se nuk kanë ndonjë dëshirë të zjarrtë për t’u shkëputur nga Siria. Për këtë arsye janë të detyruar që të koordinohen me qeverinë siriane. Jam i mendimit se aktualisht ndodhemi në momentin më të rëndësishëm kur kurdët mund të kërkojnë të drejtat e tyre. Është një periudhë që mund të marrin çfarë të duan nga qeverisja vendore deri në qeverinë autonome.

Aktualisht, zyrtarët kurdë po bëjnë deklarata të ndryshme në lidhje me Afrinin. Ndërkohë që njëra palë është e mendimit se duke qënë se sovraniteti i kësaj pjesë i përket shtetit sirian duhet të ndërhyjë ushtria siriane, pala tjetër e refuzon ndërhyrjen e Damaskut.

Pozicionimi i udhëheqësve mund të ndryshojë. Shohim se qeveri vendore e Afrinit ka për qëllim ruajtjen e Afrinit, larmishërisë së tij dhe vetë qytetin. Duhet theksuar se pala tjetër që refuzojnë ndërhyrjen e Damaskut janë udhëheqës ushtarake që kanëobjektiva të tjera në rajon. Po kështu duhet theksuar se këto udhëheqje ushtarake duan t’i lajnë këtu llogaritë me Turqinë dhe që kanë objektiva për rajone edhe më të shtrira se kaq. Ndërkohë që udhëheqja vendore në afrin është në një pozicion tjetër.për të mbrojtur qytetin e Afrinit mundësia më e mirë për bashkëveprimi me shtetin sirian.

Turqia pikat e saj të vëzhgimit në Idlib. Ajo dërgon vazhdimisht konvoj ushtarakë në këtë rajon. Po krijon pika të reja vëzhgimi. Në të njërën mënyrë, ashtu siç kemi mundur të lexojmë nga gazeta Al-Akhbar, edhe Irani diku në kufi me Afrinin, pikërisht në pjesën jugore ka krijuar një pikë vëzhgimi. Nëse kurdët arrijnë një marrëveshje me Sirisë, në çfarë pozicioni do të vihen këto pika vrojtimi dhe forcat ushtarake që u përmendën më parë.

Ekzistojnë kushtet që mund ta shkëpusin Turqinë nga NATO

Këto pika vrojtimi janë krijuar duke u mbështetur në Marrëveshjen e Astanës. Qëllimi ka qënë në lidhje me rolin që i ishte dhënë Turqisë: të zhdukte prezencën e organizatave terroriste në atë rajon. A do ta zbatojë këtë gjë Turqia, apo do ta përdorë atë për të fituar kohë ndërkohë që ndërhyn gjithnjë e më shumë në Siri? Kjo mbetet për t’u parë. Nëse Turqia vepron ashtu siç parashikohet në marrëveshje, atëherë do të hohim sesi do të zhduken grupimet e armatosura dhe do të kontribojë në zgjidhjen politike. Me manovrimet e saj, krejt në të kundërt Turqia është duke i përforcuar këto grupe të armatosura dhe nëse krijon një situatë ndryshe nga ajo që është rënë dakord brenda kufinjve të shtetit sirian, ky konflikt nuk do të mbetet vetëm me grupimet e armatosura por do të shtrihet në një konflikt me Turqinë. Kjo gjë do të bëhet qartësisht e dallueshme për të gjithë në një kohë të shkurtër. Veçanërisht, e ardhmja e afërt na premton një mbedhje treshe. Ftesa për një gjë të këtillë erdhi nga Erdogani. Mbledhja Turqi, Rusi dhe Iran. Çështja e diskutimit do të jetë arritja në një zgjidhje të këtillë të krizës në Siri që do t’i shërbej interesave të të këtyre shteteve.

Megjithatë, deri më tani Turqia vazhdon t’i bëjë thirrje Amerikanëve se “Ne jemi aleati juaj i vërtetë, jemi aleati i NATO-s dhe në të ardhmen do ta shihni kush është aleati i vërtetë.” Po i dërgon SHBA-së mesazhin se “Ne jemi të gatshëm të punojmë jo vetëm në Siri por në gjithë rajonin.” Si i shihni këto mesazhe? Si duhet lexuar këto thirrje ndërkohë që bëhen përgatitje për këtë mbedhje të tre shteteve?

Kjo është një politike me dy fytyra. Gjë që e kanë provuar edhe më parë. Kjo është një politikë që mundohet të luajë dy lojë të ndryshme me të dyja palët. Megjithatë edhe këto manovrime kanë një kufi. Edhe sa mund të zgjasin? Sepse përplasja e interesave mes këtyre dy palëve me të cilat Turqia po mundohe të luajë njëkohësisht është shumë e theksuar. Do të vijë dita kur të gjitha palët të jenë të detyruara që të vendosin për pozicionin e tyre. Në mendimin tim, koha për një vendim të këtillëështë shumë e afërt. Megjithatë një situatë e këtillë nuk mund të pengojë dërgimin e thirrjeve të këtilla. Sepse ky është një mesazh që i jepet popullit. Duke i thënë, shiko unë jam aleati yt, por janë duke më tradhëtuar. Tregon se çfarëështë duke bërë ky vend anëtar i NATO-s. Megjithatë, një situatë e këtillëështë si një thikë me dy mpresa. Kjo është edhe një gjë që po serviret nën jë mënyrë të këtillë që të mund të jetë e përdorshme në të ardhmen. Kur unë isha anëtar i NATO-s ju nuk më ndihmuar, qëndruat neutral përballë situatës sime, dhe duke u shprehur se ndihet i itradhëtuar ka krijuar kushtet për t’u shkëputur nga NATO.

A mendoni se është e mundur që Turqia të shkëputet nga NATO? Në të njëjtën kohë, një pjesë shumë e rëndësishme janë të mendimit se një nga arsyet kryesore të krizave ekzistenciale ka qënë politika e dështuar e jashtme që ka ndjekur Turqia. Marrëshënia e Turqisë me NATO-n mbështet në një histori të thellë dhe bashkëpunim në shumë fusha të ndryshme. A është e mundur një shkëputje e këtillë sipas mendimit tuaj?

Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme, poëshë e mundur. Ekzistojnë dy çështje kryesore. Të njëjtat arsye që çuan në hyrjen e Turqisë në NATO mund të shkaktojnë edhe daljen e saj nga NATO. Cilat janë këto arsye? Turqi, nuk ishte e bindur në lidhje me drejtimin që duhet të merrte gjatë procesit që lindi pas Luftës së Dytë Botërore. Kur arriti të kuptonte se forcat aleate ishin pala qëdo të fitonin Luftën e Dytë Botërore, vendosi që t’i afrohej pikërisht atyre forcave dhe kur kuptuan se do të ishte një mbështetëse e forcave aleate kundër rrezikut që shkaktonte komunizmi, Turqia pranoi të hynte në NATO kundër “rrezikut sovjetik”. Kur kuptoi se fuqitë aleate do të ishin fitimtare, Turqiaiu bashkua luftës në krah të kësaj pale vetëmgjtë dy muajve të fundit dhe përfitoi nga projekti i rindërtimit të planit Marshall. Turqia ka qenë e përfshirë në luftë vetëm në dy muajt e fundit të saj për të përftuar një pjesë të caktuar nga ato që ishin fituar në këtë luftë. Turqia sot, në qoftë se jeni të mendimit se ështëpazicionuar pranë Rusisë dhe Kinës për hir të interesave të saj dhe arsyeve të ardhshme ekonomike, gjithëesi, zonat ekonomike dhe të sigurisë të linjës së kriuar si ruso-kineze do të mbështesin Turqinë dhe për këtë arsye, nëse Turqia kunpton se NATO nuk është fituar, përkundrazi fitimtar do të duket boshti tjetër, atëherë do tëlargohet nga NATO. Mund të mendohet se aleanca me NATO-n nuk është një gjë e mirë. Turqia mund të shndërrohet një pikë thelbësore për kalimin e gazsjellësve dhe të tubacioneve tënaftës që shtrihen deri në Evropë dhe ndërkohë Rrugae Mëndafshit, e cila do të ndërtohet në mënyrë të këtill që të përfshijë të gjitha eksportet europiane mund të shtrihet përsëri deri në Kinë. Ashtu siç gjatë Luftës së Dytë Botërore, turqirarritën tëkuptonin se kush do të ishin pala fitues dhe u pozicionuan pranë kësaj pale, edhe në të ardhmen ata do të fillojnë të mendojnë si të ishte i njëjti proces dhe të veprojnë me të njëjtën logjikë. Ata mund të lexojnë një të ardhme që nuk është domosdoshmërisht me NATO-n, që do të thotë se fituesi mund të jetë Shangai. Erdogani i drejtohet këtyre pikave; pushimet historike, marrëveshjet dhe diskurset që i kujton pikat e kthesës.

Është i shumtë numri i atyre që mendojnë se metoda të këtilla Erdogani është duke i përdorur për interes të politikave të tij të brendshme dhe se për këtë arsye nuk përbëjnë strategji me largpamësi afatgjatë.

Shumë njerëz besojnë se ekziston një ndryshim thelbësor nuk ka mundur të vihet në jetë në Turqi. Roli i ushtrisë turke në politikë. Ushtrika ka një ndikim në dy pika të rëndësishme përsa i përket politikës. Ajo nuk qeveriste sekularizmin e shtetit dhe politikën e jashtme të shtetit në një mënyrë që lidhej drejtpërsëdrejti me NATO-n. Sot, pas ndryshimeve që Erdogan ka bërë brenda vendit, ushtria tashmënuk ka asnjë ndikim në politikë. Pikërisht për këtë arsye, sot Erdogani dhe partia e tij kontrollojnë të gjithëpushtetin. Nëse Erdogan merr vendimin në mbështetje të Shangait ose të ndonjë aksi tjetër, roli i vendimmarrjes dhe i politikës nuk do të jetë i ndonjë ndikueshmërie të rëndësishme nëse gjendemi përballë një ushtrie tëdobësuarë. Erdogani do t’i ketë përgatitur alternativat e tij. Ushtria; Ju e dini se Kina do të bie dakord që të shesë raketa strategjikebpër Turqinë dhe tëlejojë që ato të prodhohen në Turqi. Ndërkohë që, NATO e ka hedhur poshtë një propozim të ngjashëm. NATO i ka deklaruar Turqisë se, ne do të të furnizojmë me raketa, megjithatë ti nuk mund t’i prodhosh vetë ato. Në të njëjtën mënyrë, ndërkohë qëSHBA-ja karefuzuar që t’i shesë Turqisësisteme të mbrojtjes ajrore, Rusia është duke i shitur sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 tek Turqia. Rusia është e gatshme që të prodhojë raketa S-400 pikërisht në zemër të Turqisë. E gjithë kjo është pjesë e ushtrisë dhe e lojës. Në momentin që ushtria kupton se kampi tjetër ka më shumë për t’i ofruar dhe ia ofron, atëherë detyrimisht do të largohet nga kampi tjetër. Sot, njerëzit kanë një mendim se “ushtria nuk do të pranojë,” por siç e thashë më parë gjatë bisedës , kjo ushtri nuk ka më asnjë rol në politikë. Në të kaluarën, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm merrte një vendim të caktuar dhe më pas informonte kryeministrin, ndërkohë që aktualisht nuk ka ushtri që mund të marrë një vendim kundër asaj që dëshiron Erdogani.Alternativat vijnë dhe ndryshojnë kur oficerët ulen dhe mendojnë për marrjen e vendimit kundërshtues. Nuk ka asnjë pengesë përpara kësaj. Sot amerikanët janë të shqetësuar. Ata janë të gatshëm që të bëjnë disa lëshime për të vazhduar të jenë prezent në Turqi. Nëse amerikanët duan të luajnë një lojë të madhe në rajon, ata janë të vetëdijshëm se kurdët nuk mund ta përballojëkurrësesi një rol të këtillë. Kurdët janë të dobët. Marrëdhënia e amerikanëve me kurdët është taktike dhe që përdoret sa për të fituar kohë, nuk është asgjë më shumë.

Aktualisht Turqia ka një bazë ushtarake në Katar. Sudani ia ka kaluar Turqisë Ishullin Savakin. Ishulli Savakin ka intriguar përsëri tensionet e larta mes Egjiptit dhe Sudanit. Po kështu, ky ishull ka dalje edhe përballë territoreve të Arabisë Saudite, e cila po mundohet të shtet-rrethojë Katarin. Si i interpretoni lëvizjet e Turqisë në lidhje me Katarin dhe Sudanin, si dhe plitikën e jashtme të përgjithshme të Turqië. Po kështu, Shefat e Përgjithshëm të Shtabeve të Iranit, Turqisë dhe Katarit kanë zhvilluar një takim të përbashkët në Sudan.

Është mëse e qartë se në rajon ekzistojnë dy akse të ndryshme që janë në konflikt me njëri-tjetrin. Aksi i parëështë ai i aleancës mes Katarit dhe Turqisë, tjetri është aksi i përbërë nga Arabia Saudite, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Turqia, në mënyrë që të mbrojë aleatin e saj katarian dhe të parandalojë nga një pushtim i sauditëve, ka ndërtuar një bazë ushtarake në Katar. Edhe Sudani i cili ka probleme me Egjiptin si dhe me shtete të tjera të gjirit kërkon të arrijë marrëveshje me palë të jashtme për t’u mbrojtur nga këto shtete. Kështu, i ka ofruar partneritet Turqisë duke i dhuruar një ishull. Sudani ka një problem me Egjiptin në lidhje me Halajebin.(Shënim: një rajon i cili është i pozicionuar në kufirin Sudan-Egjipt dhe ka hapur gjithnjë rrugën për krijimin e mosmarrëveshjeve.) Ka pasur zëra reth përdorimit të forcës dhe fillimit të një lufte. Ushtria sudaneze është munduar që të krijojë një balancë. Ata kërkojnë që baza ushtarake që do të ndërtojë Turqia në rast të çdo luftë të mundshme me anë një marrëveshjeje që mund të konkludohet brenda orëve të kthehet menjëherë në bazë ushtarake funksionale, siç është bërë e mundur edhe në bazën e Katarit. Forcat turke gjenden në mënyrë të hapur në Katar me qëllimin që të mbrojnë Katarin. Me anë të kësaj baze, Katari i bën të ditur sauditëve se “çdolloj sulmi ushtarak kundër Katarit përbën në fakt atë qëdo të pranohej si një konflikt kundër Turqisë. Një situatë e këtillë e rrit në mënyrë të ndjeshme ndikueshmërinë e Turqisë në rajon, duke qënë se Turqia ka munduar ta bëjë një gjë të këtillë në përpara nëpërmjet rrugëve të ndërthorta, specifikisht me anë të Vllazërisë Myslimane.”

Burimi : M.Ş/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne