“Ne kemi varrosur shumë si Trampi”: Gjenerali iranian paralajmëron se Teherani di si luftohet SHBA

Një komandant i lartë i forcave iraniane të Kudsit raportohet se ka paralajmëruar se çdo veprim kundër vendit të tij do ishte për të erdhur keq”, duke theksuar se Teherani ka “varrosur shumë … si Trampi” dhe di mirë si “luftohet kundër Amerikës”, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, raportohet nga Reuters.

Ne nuk jemi një vend luftënxitës. Por çdo veprim ushtarak kundër Iranit do jetë për të erdhur keq … kërcënimet e Trampit ndaj Iranit do të dëmtojnë Amerikën … ne kemi varrosur shumë … si Trampi dhe dimë mirë si të luftojmë kundër Amerikës,” tha Esmail Ghaani, nënkomandanti i forcave të Kudsit, një krah i jashtëm i korpusit të fuqishëm revolucionar islamik (IRGC), raportoi Reuters, duke cituar agjencinë e lajmeve Tasnim.

IRGC është njësia më e fuqishme e sigurisë në Iran dhe ka kontroll mbi pjesë të mëdha të ekonomisë së vendit dhe ka ndikim të rëndësishëm brenda sistemit të tij politik.

Kjo vjen vetëm dy ditë pasi ministri i jashtëm i Iranit paralajmëroi për një reagim të ashpër nëse Presidenti i SHBA Donald Tramp shkon përpara me kërcënimet për tu larguar nga një marrëveshje bërthamore e nënshkruar nën administratën e Obamës.

Duke folur gjatë një sesioni të mbyllur të parlamentit ditën e mërkurë, Mohammad Javad Zarif u tha ligjvënësve se Irani “kurrë nuk do të rinegociojë” marrëveshjen e ndërmjetësuar midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore, raportoi agjencia e lajmeve Fars.

Ndërkohë, udhëheqësit botërorë dhe zyrtarët e tjerë kanë kërkuar që Trump ti përmbahet marrëveshjes, sic tha edhe ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel duke deklaruar të enjten se “një ndërprerje e marrëveshjes së Iranit do ta kthente Lindjen e Mesme në një rajon me krizë të nxehtë”.

Kryeministrja britanike Theresa May gjithashtu i kërkoi Uashingtonit të ri-certifikojë marrëveshjen, duke e quajtur atë “thelbësisht të rëndësishme për sigurinë rajonale”.

Franca ka kërkuar gjithashtu që Trump të mbetet në marrëveshje, pasi edhe presidenti Emmanuel Macron më parë tha se do të ishte një “gabim i madh” për tërheqjen e SHBA dhe do të rrezikonte Iranin të hynte në një “situatë shumë të ngjashme me situatën e Koresë së Veriut”.

Presidenti amerikan e ka kritikuar shumë marrëveshjen, duke e quajtur atë “marrëveshjen më të keqe të negociuar ndonjëherë”. Ai i përsëriti mendimet e tij të mërkurën, duke i thënë gazetarit të Fox News, Sean Hannity se ishte “një nga marrëveshjet më të paafta që kam parë ndonjëherë”.

Afati përfundimtar për ri-certifikimin e marrëveshjes së Iranit është 15 tetori. Ri-certifikimi është pjesë e Aktit të Rishikimit të Marrëveshjes Bërthamore të Iranit (INARA), miratuar nga Kongresi në maj të vitit 2015, i cili kërkon që presidenti ta certifikojë çdo 90 ditë.

Nëse Tramp zgjedh të mos e certifikojë marrëveshjen, ajo ende mbetet e paprekur. Megjithatë, ai do të vendosi në thelb vendimin për atë që duhet bërë në duart e Kongresit. Ligjvënësit pastaj do të kenë mundësinë të marrin në konsideratë masat e mëtejshme të tilla si sanksionet./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne