Në kërkim për vrasjen që tronditi ish-bllokun, dorëzohet në polici Ajaks Boshnjaku

Një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen në ambientet e lokalit “Monopol” në zonën e ish-bllokut në Tiranë mbrëmjen e 4 tetorit, është vetëdorëzuar në polici. Report Tv mëson se Ajaks Boshnjaku, i shoqëruar nga avokatja e tij Olta Myftaraj, i është drejtuar Policisë së Tiranës pasditen e kësaj të diele. Urdhër-arresti për të u firmos nga prokurorët Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo. Ishin pamjet filmike të kamerave të sigurisë së lokalit ato që identifikuan Boshnjakun se kishte qenë në lokal në momentin e përleshjes.

Nga ana tjetër, burime pranë policisë së Tiranës bëjnë të ditur se Aleks Boshnjaku ka mohuar akuzat në ngarkim të tij duke theksuar se nuk ka pasur lidhje me sherrin mes dy grupeve edhe pse është ndodhur brenda ambienteve të lokalit në shoqërinë e Ervin Matës. Report Tv transmetoi ekskluzivisht videon e përplases me armë zjarri.

Mbrëmjen e 4 tetorit nga përleshja me armë umbi jetën Fabjan Gaxha, ndërsa u plagosën pronari i një kompanie bastesh sportive, Ervis Martinaj dhe i afërmi i tij Eljo (Esmerald) Hato. Në kërkim u shpallën Ervin Mata, komandoja Mervjol Bilo i cili dyshohet se ka kryer qitjet dhe Fabjol Alushi. Ndërsa pak orë pas ngjarjes, në tentativë për t’u larguar drejt Greqisë, u arrestua Geldo Hoti, mik me Ervin Matën.

Geldo Hoti shihet në pamjet filmike të kamerave të sigurisë teksa del nga lokali me një armë zjarri në dorë, ndërsa në një njëjtin hap me të dalin edhe Ervin Mata dhe Merviol Bilo. Në kërkim vijon të jetë edhe ish-polici Santiago i cili mbrëmjen e 4 tetorit hyn dhe del lirisht nga lokali “Monopol” dhe në kokë mban kapele.

Përplasja me armë zjarri mes dy grupeve në ish-bllok mendohet se ndodhi për një ngacmim ndaj këngëtares Elvana Gjata, e cila është e fejuara e Ervin Matës dhe është shpallur gjithashtu në kërkim policor. Për Ervis Martinajn, Apeli i Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë burg pa afat 6 ditë më parë, duke rrëzuar masën e shkallës së parë që dha 30 ditë burg. Ndryshimi i masës së sigurisë erdhi pas provave të reja të paraqitura nga Prokuroria, kryesisht nga zbërthimi i mesazheve telefonike të Martinajt nga ekspertët izraelitë, ku rezulton se ai ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në këtë ngjarje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne