Në kërkim të gylenistëve, kreu i policisë turke në Tiranë

Selami Altinok, Guvernator dhe Drejtor i Përgjithshëm i Sigurisë së Turqisë, ndodhet në Tiranë ku ka realizuar dhe një takim me homologun shqiptar, sipas pozicioneve zyrtare, kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Në një njoftimin për shtyp rreth bisedës mes tyre, thuhet se “Fokusi i këtij takimi ishte diskutimi i çështjeve në interes të përbashkët për fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Policive të dy vendeve, në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar si dhe shkëmbimi i eksperiencave në fushën e Policimit”.

Por gjithashtu, në një tjetër frazë theksohet “vendosmëria për të kontribuar maksimalisht në parandalimin e çdo lloj iniciative dhe për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore çdokënd që shkel dhe cënon sovranitetin ose sigurinë e kombeve”.

Eshtë pikërisht kjo e fundit që të çon drejt arsyes kryesore të ardhjes së kreut të policisë turke në Tiranë, pra elementëve të lidhur me lëvizjen Gylen, që sipas Ankarasë përfshihen tek cenuesit e rerdit kushtetues dhe sigurisë kombëtare, kjo që pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016.

Ndërkohë kujtojmë se javë më parë, një person i kapur me pasaportë false në Portin e Durrësit, në tentativë për të ikur në Itali, rezultoi të ishte një aktivist gylenist i kërkuar nga autoritetet turke. Por një ndërhyrje nga Brukseli, bëri që ai të lihej i lirë nga gjykata, gjë që solli reagimin e ashpër të ambasadës turke në Tiranë.

Prej më shumë se një viti, Ankaraja i kërkon Tiranës që të reagojë ndaj strukturave gyleniste në Shqipëri. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne