Në kohën bashkëkohore, 4 dijetarë meritojnë epitetin “Dijetarë të Islamit”

Prof.Dr. Mustafa ez-Zerka

Në kohën bashkëkohore, 4 Dijetarë meritojnë epitetin “Dijetarë të Islamit”?

Me të vërtetë katër prej dijetarëve të njohur të kësaj kohe mund të emërohen me këtë epitet. Ata janë mirësi e Allahut xh.sh për myslimanët e kësaj kohe. Të kësaj kohe në të cilën kanë humbur barazvlerësimet, standardet, dhe ekuilibrimet e çdo gjëje. Të kësaj kohe ku dija është ndarë nga devotshmëria, përderisa tek gjenerata e parë; dija dhe devotshmëria ndaj Zotit xh.sh kanë qenë dy gjëra të pandashme, prandaj kush ishte më i ditur ai ishte edhe më i devotshëm dhe kishte më shumë frikërespekt ndaj Zotit xh.sh duke e ditur se pozicioni i tij ishte qëndrimi para Zotit në Ditën e Gjykimit. Myslimanët në çdo kohë kanë nevojë për dikë që do mund t’i besonin dijes dhe vigjilences së tij në tri çështje thelbësore;
– Besimin e pastër të Islamit.
– Fikhu Islam dhe dispozitat e tija.
– Ideologjia e përgjithshme islame e cila ruan kufijtë islam nga lajthitja apo ngatërrimi me ide të lajthitura.

Me të vërtetë, këta katër dijetarë bashkëkohor, të cilët i shoh si një mirësi e Zotit xh.sh ndaj myslimanëve të kësaj kohe, kanë arritur të përvetësojnë dijen, të thelluarit në dije dhe zgjerimin e diapazonit të tyre. Këta të katër janë thelluar, secili veç e veç, në njërën prej këtyre tri çështjeve themelore që u cekën më lart. Ata janë të thelluar në njërën prej tyre varësisht prej rrethanave, kërkesave, të prezencës së ideologjive të ndyra që mundohen të lajthisin mendjet e njerëzve.

Unë, tani e ndjej se çdonjëri prej dijetarëve dhe profesorëve të nderuar që janë duke iu gëzuar nderimit të Dr. Kardavit, me padurim presin që të kuptojnë se kush janë këta katër dijetarë që mendojmë se meritojn eptetin e “Huxhxhet el-Islam”.

Unë tani do e ceki secilin prej tyre dhe do filloj nga më të moshuarit.
• I pari prej tyre është Prof. Ali et-Tantavi, i cili jetoj duke mbrojtur Islamin me magjinë e lapsit, gjuhës dhe dijes së tij. Ai këtë e kishte bërë nën presionin e kolonializmit francezë në Siri dhe Liban. E kam shoqëruar që nga ajo kohë dhe çdo here kam qenë i magjepsur me tërë atë që e thoshte, shkruante, dhe gjykonte.

• I dyti prej tyre është, Ebu Hasan Ali en-Nedevij, i cili është argumenti dhe referenca e myslimanëve në Indi.

• I treti prej tyre është, Muhammed el-Gazali, me dijën e tij të gjerë, lapsin e tij të fuqishëm dhe vigjilencën e tij largëpamëse, Allahu xh.sh ruajti kufinjtë e së drejtës islame përballë lëvizjeve dhe furtunave të devijuara që luanin me mendjet e të rinjve mysliman. Andaj, ai kishte arritur të sqaronte të vërtetën nga e kota, të sqaronte mëdyshjet dhe hamendjet, dhe të sqaronte Islamin në formën më të mirë të mundshme.

• I katërti prej tyre është, ai që edhe i drejtohem me këto fjalë, ai që është lënë nën hije edhe përkundër meritave të tija të larta. Pra, ai është Prof. Dr. Jusuf el-Kardavi, i cili ka arritur të mbledh në vetvete mjaftueshëm nga të tria këto çështje esenciale. Ai është thelluar mjaftueshëm edhe në Fikhun Islam, gjë që e bënë me plotë të drejtë “Huxhxhetu el-Asr”.

Dr. Kardavi është dalluar shumë me të kuptuarit e gjërë dhe të thellë të aktualitetit shoqëror, social, ekonomik dhe politik të Dispozitave Islame apo siç e quan vetë ai, në disa prej librave të tij, të prioritetit të dispozitave, e që me anë të kësaj, dijetari që është duke u marrë me gjykim/fetva, mund të dalloj në mes të parimeve bazike dhe atyre dytësore të fesë, në mes të parimeve gjithëpërfshirëse dhe të pjesërishme, në mes të parimeve të rëndësishme dhe më të rëndësishme.

Realiteti është se Fikhu i Prioriteteve është bërë domosdoshmëri e kohës ndaj të cilës kanë nevojë të paevituesheme problemet dhe paqartësitë bashkëkohore.
Kjo do duhej t’i bashkangjitej atyre tri parimeve themelore që i cekëm në fillim dhe kështu të bëhën katër.

Lus Allahun xh.sh që të zgjat jetën e këtyre katër shtyllave të cilat Allahu xh.sh i ka forcuar me mëshirën e Tij ndaj myslimanëve të kohës sonë. Po ashtu, lusim Allahun xh.sh që të forcoj këdo që është duke ndjekur rrugën e tyre duke u dhuruar fuqi të mjaftueshme që të mbrojnë dhe të përcjellin deri tek të tjerët amanetin e tyre. Lusim Zotin xh.sh që tërë mundin dhe kontributin e tyre ta bëjë pishtar ndriçues që të ndriçojë vigjilencën, të hap mendjet, të zgjeroj të kuptuarit e gjeneratave të reja duke i bërë kështu bartës të denjë të Islamit. Po ashtu, lusim Allahun xh.sh që jeta e tyre të jetë model dhe mësim për sinqeritetin dhe devotshmërin tek gjeneratat e reja duke i bërë të gatshëm të sakrifikojn çdo gjë për hir të amanetit të tyre.

Es-Selamu Alejkum ve rahmetullahi ve barekatuhu!
Mustafa Ahmed ez-Zerka

*Kjo është një pjesë e shkresës që dijetari ez-Zerka ia kishte dërguar dijetarit të mirënjohur, Abdulhamid el-Gazali, Allahu xh.sh i mëshiroftë të gjithë.
Këtë shkresë e kishte publikuar Muhamed Xhelal Lashin, si pjesë e rrëfimeve të tija të librit “Biri i librit, histori dhe rrugëtim” të dijetarit të mirënjohur Dr. Jusuf el-Kardavi.

Përktheu: Artan Musliu

Burimi: Mesazhi.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne