Në Kolumbi muslimanët luten për xhaminë Al-Aksa

Muslimanët në Kolumbi bënë lutje që të përfundojë politika okupuese dhe e shkeljeve të Izraelit kundër Mesxhid-i Aksa-së.

Muslimanët në Kolumbi janë mbledhur në Qendrën Islamike Al Qurtubi në kryeqytetin kolumbian Bogota, ku pas hutbes u theksua rëndësia e Mesxhid-i Aksa-së dhe bënë lutje për përfundimin e politikës okupuese dhe shkeljeve të Izraelit kundër Mesxhid-i Aksa-së si dhe për përfundimin e problemeve mes muslimanëve.

Imami Ilyas Merzuki tha se përçarjet në botën islame shkaktojnë problem në Palestinë. Sipas tij, muslimanët duhet të veprojnë pa shikuar dallimet racore, partiake apo të ideve.

Duke vënë theksin në atë se Mesxhid-i Aksa është pasuria e përbashkët e të gjithë muslimanëve, Merzuki shtoi se përderisa muslimanët vazhdojnë ta shohin njëri tjetrin më lartë për shkak të kombësisë është i vështirë shpëtimi i Mesxhid-i Aksa-së.

Gjatë lutjeve të bëra për Mesxhid-i Aksa-në disa muslimanë nuk mund t’i mbanin lotët./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne