Në kuadër të fillimit të muajit të Ramazanit, Imami Kukaj mban fjalim pranë NYPD

Ne Qendren e Departamentit te Policise se New York sot u mbajt Konferenca Vjetore para Muajit te Ramazanit. Eshte nje konference vjetore, e cila, organizohet nga NYPD ku prezentohen hapat konkret te Policise se New Yorkut per Komunitetin Musliman te qyetit qe kane te bejne me sigurine dhe masat mbrojtese qe ndermer policia ne menyre qe komuniteti Amerikan Musliman te kalojne muajin e Ramazanit ne qetesi dhe siguri.

Ne kete konference vjetore e nje rendesie te vecante fjalimin e rastit e mbajti Imami Shqiptar-Amerikan Dr. Tahir Kukaj i Qendres Islame Kultuore Shqiptare ne Staten Island, New York. Imam Kukaj eshte njeherit edhe keshilltar i Mayor Bill DeBlasio NYC per ceshtje fetare si dhe lider i komunitet Amerikan Musliman ne NYC.

“Muaji i Ramazanit vjen pas festes Hebreje Passover, pastaj Pashkëve, eshte nje renditje jo rastësore. Zoti xh.xh nuk punon pa plan, eshte nje mesazh nga Allahu se Hebrenjet, te Krishteret dhe Muslimanet kane shume gjera te perbashketa, pikerisht agjerimi eshte nje adhurim fetar qe i bashkon pjesetaret e ketyre tri komuniteteve. Zoti i gjithefuqishem i obligon besimtaret Musliman te agjerojne ashtu sikur i obligon edhe besimtaret tjere para Muslimaneve ne kete rast Hebrenjte dhe te Krishteret, po ashtu i bashkoj ne mesazhin e agjerimit, ne menyre qe te jeni te devotshem, e devoteshmeria sikur e shpjegon i derguari i Allahut Muhammedi a.s, i cili thotë – me i miri prej jush eshte ai qe eshte me i dobishem per njerezit – kurse ne nje hadithe tjeter thote – me i miri i njerezve eshte ai qe njerezit jane te qete nga gjuha dhe dora e tyre -. Pikerisht kete synon Agjerimi, te formoj apo riformoj besimtarin te jete i dobishem per te gjithe e jo i demshem. Ashtu sikur Zoti i bashkoj besimtaret e gjenerateve te ndryshme ne obligim, poashtu ua ben te ditur se edhe sfidat para jush jane te njejta dhe se duhet te bashkoni perpjekjet tuaja qe te jeni te bashkuar kunder dhunes, terrorit dhe urrejtjes si dhe cdo fobie qe rrezikon jeten dhe dinjitetin e njeriut. Shembull i vrasjes se te Krishtereve ne Shri Lanke gjersa po festonin festen e tyre te Pashkeve, pastaj kohe me pare me rastin e vrasjes se Mulsimaneve ne xhami kur po luteshin ne Zelande te Re, si dhe kohe me pare vrasjen e Hebrenjeve ne Sinagogen e tyre ne Pittsburgh derisa po luteshin, ky eshte nje mesazh se ata qe urrejne jeten e njeriut e nuk zgjedhin viktimen qofte Musliman, te Krishtere apo Hebrenj apo edhe te besimave tjera,” tha mes tjerash Dr. Kukaj, informon foldrejt.com.

Më tej Kukaj shtoi se “Ramazani ka mesazh se duhet te ngritemi e lartesohemi ne aspektin shpirterore dhe te largohemi nga doket dhe veset e keqia qe ne te shumten e rasteve jane rrezik per te gjithe. Ramazani eshte muaji i aktiviteteve dhe jo i fjaleve, edhe vet Zoti xh.xh kur obligoj besimtaret te agjerojne e pane kete ne ajetet e Kur’anit qe jane te kufizuara, ku vetem pese ajete te Sures se dyte flasin per agjerimi, ndersa mandatimi i agjerimit eshte kryeshit ne pesembedhjete fjale ne ajetin e sures El-Bekare 183.”

Në fund Kukaj nuk kishte si të harronte falenderimet ndaj lidershipit të sigurisë njujorkeze NYPD.

“Lus Allahut te bekoj lidershipin e NYPD Commissioner James O’Oneill dhe ekipin e tij qe kujdesin per mireqenjen dhe stabilitetin dhe sigurin e NYC. Poashtu lutem per cdo anetare te NYPD dhe familjet e tyre, ua uroj komunitetit Musliman Ramazanin, Zoti ju Pranofte agjerimin dhe lutjet si dhe punet e mira. Zoti ju bekofte ju te gjitheve, Zoti bekofte NYC dhe SHBA,” tha në fund Tahir Kukaj, duke na rikujtuar se muaji i shenjtë i Ramazanit fillon në 6 maj./Foldrejt.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne