Në kulmin e kërcënimeve me Putin, Trump telefonon Erdoganin

Presidenti amerikan dhe ai turk kanë zhvilluar mbrëmë një bisedë telefonike mes tyre. Sputnik shkruan se dy liderët patën në qendër të bisedës së tyre pikërisht Sirinë dhe zhvillimet më të fundit që lidhen me të në një kohë kërcënimesh dhe përplasjesh të mëdha mes SHBA dhe Rusisë.

Duke iu referuar një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, Sputnik shkruan se Trump dhe Erdogan ranë dakord të qëndronin në kontakt mes tyre.

Presidenti Donald J. Trump foli me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan të Turqisë për të diskutuar krizën aktuale në Siri. Të dy liderët ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë rreth situatës, thuhej në deklaratë.

Presidenti i SHBA Donald Trump kërcënoi Sirinë këtë javë në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik të së shtunës së kaluar në qytetin militant të Doumës, që thuhet se vrau dhe plagosi civilë.

Të mërkurën, Trump me një postim në Twitter porositi Rusibe të përgatitet për të pritur raketat e saj, pasi Moska njoftohet se u zotua se do ti shkatërronte ato.

Në janar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se nuk po planifikonte të diskutonte qëllimet e SHBA për të krijuar “forcat e sigurisë kufitare” në Siri veriore me presidentin amerikan Donald Trump, por do të mbante kontakt me Vladimir Putinin.

Megjithatë, të dy presidentët ne biseden telefonike, Trump i kerkoi Turqise, “të bëjë kujdes dhe të shmangë çdo veprim që mund të rrezikojë konfliktin mes forcave turke dhe amerikane”, tha Shtëpia e Bardhë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne