Në letrën e hapur, hebrenjtë amerikanë dalin në mbështetje të Ilhan Omarit

Çifutët amerikanë, duke përfshirë figura të shquara si Naomi Klein, kanë nënshkruar një letër të hapur në mbështetje të kongresistes së Minnesotas Ilhan Omar.

Letra thotë se ajo është “akuzuar gabimisht për antisemitizem” dhe se nuk kishte asgjë antisemite ne etiketimin si “te dëmshëm” të Komitetit Amerikan të Izraelit për Marrëdhëniet me Publikun (AIPAC) në politikën amerikane.

Letra vazhdoi duke thënë se  lobi pro-izraelit ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në prodhimin e mbështetjes pothuajse unanime të Kongresit për Izraelin  dhe ka goditur AIPAC dhe grupet e tjera të lobimit duke përfshirë Shoqatën Kombëtare të Armeve (NRA) dhe lobin e lëndëve djegëse fosile për influencen etyre “anti-demokratike “në politikën amerikane.

Letra përfundoi duke thënë:  Falënderojmë Ilhan Omarin për trimërimin e thyerjes se tabus të kongresit kundër kritikimit të Izraelit. Si hebrenj me një traditë të gjatë të drejtësisë shoqërore dhe anti-racizmit, AIPAC nuk na përfaqëson.” Dhe u bëri thirrje judenjve të tjerë që të nënshkruajnë letrën.

Omar u përball me një reagim të madh pas thirrjes së AIPAC, duke përfshirë përballjen me akuzat për anti-semitizëm nga të dy krahet e politikes, demokratët dhe republikanët, sulmin e ulet kundër saj nga Nancy Pelosi dhe posterat shqetësuese në një event republikane, duke e lidhur atë me sulmet e 11 shtatorit.

Akuza për antisemitizmin erdhen pasi Omar tha se kërcënimet e Partisë Republikane kundër saj dhe kongresmenit palestinez amerikan Rashida Tlaib për kritikimin e Izraelit ishin “të gjitha në lidhje me Benjaminët! ” në lidhje me paratë që pretendohet se i paguhen partisë dhe anëtarëve të saj për të mbështetur Tel Avivin.

Kur ajo u pyet për të sqaruar se kush po paguan anëtarët, ajo përmendi AIPAC, i cili më parëeshte mburrur për ndikimin e tij financiar në politikën amerikane./ MEMO/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne