Kryeministri irakian Heidar Abadi deklaroi se fushata ushtarake kundër grupit terrorist ISIS i ka kushtuar Irakut 100 miliardë dollarë, ndërsa forcat qeveritare të mbështetur nga Njësitë e Mobilizimit Popullor, po i sulmojë terroristët në bazat e tyre të fundit në Irak.

“Iraku ka humbur 100 miliardë dollarë në luftën kundër ISIS, por ne kemi arritur sukses në tre beteja, domethënë në çlirimin e territorit, në ruajtjen e unitetit të Irakut dhe në qëndrimin përballë kërcënimeve “, tha Abadi gjatë një fjalimi të shtunën në qytetin e shenjtë Qerbela. Deklaratat erdhën në të njëjtën ditë kur rrjeti televiziv irakian al-Irakia, njoftoi se forcat e sigurisë kishin arritur të rimarrin plotësisht rajonin Rumana në provincën perëndimore Anbar nga terroristët e ISIS. Të shtunën në mëngjes, forcat irakiane filluan një operacion të madh për të rimarrë qytetin Ravah, rreth 300 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Bagdad. Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), në një deklaratë të lëshuar më 8 nëntor, njoftoi se ISIS kishte marrë peng rreth 2,500 familje, ekuivalente me rreth 10,000 individë, për t’i përdorur ata si mburojë humane për të penguar ofensivën e forcave irakiane në Ravah./ PT

22