Në Maqedoni shtohen kompanitë që zbatojnë “Standardin Hallall”

Deri në dhjetor të vitit 2017 në vend 49 kompani kanë implementuar sistemin hallall. Nga Bashkësia Fetare Islame njoftojnë se 9 kompani kanë ndërprerë standardin hallall për shkaqe të ndryshme. Nga Instituti turk për hulumtime hallall Gimdesh thonë që për marrjen e certifikatës hallall fillimisht duhet të njihet historiku i kompanisë dhe mënyra e implementimit.

Folëm për çështjen kritike që ka të bëj me aditivët e ushqimit, dhe për çështjet kritike të sistemit hallall në industrinë e ushqimit. Ashtu siç e dini aditivët hallall janë një nga faktorët kryesor në sistemin hallall. Që të jepet një certifikatë hallall duhet të kemi një histori, një sfond për pikat kritike të implementimit të të njëjtës – tha Majer Alhariri – Insituti për hulumtime Gimdesh.

Kompanive që gjatë vitit 2017 kanë zbatuar përfundimisht standardin hallall për prodhimet e tyre BFI u shpërndau certifikata hallall.

Në këtë trajnim të sotëm kanë marrë pjesë 21 auditor intern nga 8 kompani të cilët implementojnë standardin hallall, të cilët kanë të implementuar standardin hallall gjatë vitit 2017 dhe njëherit bëmë edhe ndarjen e certifikatave 3 kompanive – tha Muhamer Veseli- Drejtor i Agjensionit për hallall standard pranë BFI-së.

Nga Bashkësia fetare islame thonë se kanë nënshkruar 72 kontrata edhe atë në sferën e ushqimit, qumështit, të mishit, mjaltit, ujit të pijshëm, dhe fermave të pulave. Gjatë vitit 2018 pritet ricertifikimi i 7 kompanive të cilave u skadon afati tre vjetor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne