Në muajin maj, janë marrë në paraburgim 605 palestinezë

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, u raportua se: “Muajn e kaluar, në Jeruzalemin e pushtuar Lindor, në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, forcat izraelite kanë marrë në paraburgim 605 palestinezë, 94 prej të cilëve janë fëmijë nën moshën 18 vjeçare dhe 9 prej tyre femra.”

U raportua se nga palestinezët në fjalë, 197 prej tyre janë marrë në paraburgim në Jeruzalemin Lindor, 104 në Ramallah, 70 në Al-Halil, 29 në kufirin e Gazës dhe 205 në qytetet e tjera palestineze.

Në deklaratë gjithashtu u raportua se qeveria e Izraelit ka dhënë urdhër për “paraburgim administrativ” të 83 personave në muajin maj.

Sipas të dhënave të fundit të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, në burgjet izraelite janë rreth 6.000 palestinezë, duke përfshirë 54 femra, 6 prej të cilave janë nën moshën 19 vjeçare si dhe 350 fëmijë.

Burimi : Suriye Gerçekleri/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne