Në Paris Turqia ndihmoi Kosovën të jetë në fokus, Serbia ngritet në këmbë!

Për shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në Paris u tubuan mbi 70 liderë shtetesh, me qindra përfaqësues politik e institucional dhe një numër i madh i medieve nga e gjithë bota. Tubimi i Parisit vërtetë ishte i një rëndësie të veçantë. Promovimi i paqes dhe dënimi i luftës qe kryefjala e organizimit të Parisit, shkruan Kosova Post.

Duke marrë përsyshë peshën e një tubimi kaq të rëndësishëm dhe prezencën e një numri kaq të madh të liderëve nga bota, jo rastësisht mediet serbe përcjellën me vëmendje zhvillimet e Parisit. Në Serbi u komentuan shumë takimet, lobimet dhe bisedimet e atjeshme.

Ajo që më së shumti bie në sy nëpër këto medie, ishte pozita që mori Hashim Thaqi atje. Sipas medieve serbe, Hashim Thaqi kishte paguar para të majme për tu vënë në fokus të ngjarjeve. Gazeta e njohur serbe, “Politika” ka vjellë vrer duke thënë se: “Parisi më nuk është qytet i dritave”. Sipas kësaj gazete, drita e Parisit është venitur në momentin kur Kosovës dhe presidentit të saj u dha hapësirë kaq e madhe në mediet botërore. “Marre ju qoftë”, është titulli kryesor i gazetës nacionaliste serbe,“Alo”. “Francezët ia shitën Thaçit vendin afër Putinit”, vazhdon më tutje kjo gazetë. Mediet e Serbisë shkuan deri atje sa harruan rëndësinë e zhvillimeve të Parisit, e në vend të kësaj, ato u fokusuan tek zhvendosja e Aleksandar Vuçiqit në një qoshe të ceremonisë dhe vendosja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pranë liderëve të njohur të botës. Dukja e Hashim Thaqit menjëherë pas Putinit, ishte therë në sy për opinionin serb. E këtë therë e bënte edhe më të trishtë, koka e Vuçiqit e cila mezi dukej në një qoshe të fotografisë.

Në fakt, sipas burimeve të Kosova Post, pozicionimi i Hashim Thaqit pranë liderëve botërorë nuk u bë për shkak të ndonjë pagese, siç pretendojnë mediet serbe. Ai pozicionim respektabil erdhi pasi presidentit turk, Erdogan, i kishte liruar vendin Hashim Thaqit, ndërsa vetë kishte dalë në një pozitë tjetër jo gjithaq e rëndësishme. S’do mend se ky kujdes i shtuar e Erdoganit për presidentin e Kosovës shkaktoi pezëm tek serbet. Në anën tjetër, mediet turke kanë shkruar se: “Turqia edhe më tutje do të punojë që Kosova të prezantohet sa më dinjitetshëm nëpër të gjitha evinementet dhe organizmat e njohur botërorë”, transmeton Kosova Post.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne