Në përballje me Rusët dhe Iranianët 24 orë çdo ditë të javes: Izraeli i bën thirrje ShBA-së të jetë më aktive në Siri

Ministri izraelit i mbrojtjes i ka kërkuar Uashingtonit të angazhohet më shumë në Siri, në një kohë kur Presidenti Bashar Assad “po fiton”. Zyrtari ka kërkuar përfshirje më të madhe të SHBA, duke thënë se Izraeli po përballet me “Rusët, Iranianët dhe gjithashtu me Turqit dhe Hezbollahun”.

“Ne shpresojmë që Shtetet e Bashkuara të jenë më aktive në arenën Siriane dhe në Lindjen e Mesme në përgjithësi,” tha Avigdor Lieberman në një intervistë të martën për Walla news.

“Në arenën veriore, jemi përballur me Rusët, Iranianët dhe gjithashtu me Turqit dhe Hezbollahun. Publiku nuk i di të gjitha dhe kjo është gjë e mirë, por është një investim dhe sakrificë prej 24 orësh në ditë në shtatë ditë të javës “.

Ministri vazhdoi të shprehë shqetësimet e tij në dukje tepër serioze se pavarësisht shume çështjeve, Assad po e fiton betejën”. Ai gjithashtu e quajti situatën në Siri “një nga absurditetet më të mëdha”.

“Shtetet e Bashkuara kanë mjaft sfida të vetat, por si trend, sa më aktive të jetë SHBA, aq më mirë është”, tha Lieberman./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne