Në prag të Ramazanit ndihmohen 150 familje të varfëra në Prizren

Në prag të muajt të shenjt Ramazan, shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” shpërndau ndihma për 150 familje te varfera në Prizren.

Këto familje që përfituan nga aksioni i sotëm janë përzgjedh në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit.

Drejtori Halil Kastrati ka thënë për Ekonomia Online se gjatë këtij aksioni janë shpërndarë pako ushqimore, higjienike dhe veshmbathje në vlerë 55 euro për një familje.

Ai ka thënë se aksione të tilla do të ndërmarrin gjatë tërë muajt Ramazan, në mënyrë që të zbusin sado pak gjendjen e rëndë të këtyre familjeve.

Ndërsa ka apeluar tek të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë dhe t’i bashkangjiten aksioneve të tilla.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne