Në prag të zgjedhjeve, muxhahedinët iranian dalin nga strofulla

Dega militante e grupit terrorist Muxhahedine Khalk e quajtur “Ushtria Çlirimtare Kombëtare e Iranit” në prag të zgjedhjeve presidenciale në Iran, është thirrur për mobilizim për të kryer veprimeve destruktive dhe për të prishur sigurinë në Iran.

Faqja informative Habilian njoftoi se Dega militante e grupit terrorist Muxhahedine Khalk e quajtur “Ushtria Çlirimtare Kombëtare e Iranit” me anë të një komunikate të lëshuar në prag të zgjedhjeve presidenciale të Iranit, përveçse ka mbrojtur terroristët e ekzekutuar në vitin 1988, ka kërkuar krijimin e trazirave dhe veprimeve destruktive të ngjashme me ato vitit 2009 në Iran. Ushtria e ashtuquajtur “Ushtria Çlirimtare Kombëtare e Iranit” që konsiderohet dega ushtarake zyrtare e grupit terrorist Muxhahedine Khalk, një vit pas themelimit të saj në Irak ka kryer sulme të gjera në kufijtë perëndimorë të Iranit dhe me mbështetjen ushtarake të Partisë Ba’th, ka vrarë dhe plagosur qindra civilë iranianë në zonat kufitare të Iranit dhe në qytetet Islamabad dhe Karand. Grupi terrorist Muxhahedine Khalk (Munafekin) i cili pas rrëzimit të regjimit Ba’th të Sadam Husejnit në Irak, pretendoi se ka heq dorë nga veprimet e dhunshme dhe terroriste, në këtë komunikatë thekson të drejtën e vetë për shfrytëzimin e të gjitha mjeteve dhe metodave për realizimin e objektivave të tij! Kjo çështje tregon se Muxhahedine Khalk ka qenë, është dhe mbetet një grup terrorist, i armatosur dhe i rrezikshëm, ndërsa vetëm për të tërhequr vëmendjen e vendeve perëndimore, pretendon se ka hequr dorë nga veprimet militante dhe destruktive. Sipas deklaratave të publikuar nga disa elementë të trazirave të vitit 2009, mësohet se disa prej këtyre elementëve kanë kryer trajnime në kampin Ashraf, i cili në atë kohë ishte bazë e pjesëtarëve të grupit terrorist Muxhahedine Khalk./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne